Është zyrtare se një brazilian do të largohet nga Paris SG. Dani Alves, futbollisti që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka mbyllur aventurën me francezët. Alves ka shkruar se pas 2 vitesh ka ardhur koha të largohet.
Në Itali lajmi i ri është këmbëngulja e Interit për futbollistin e Romës Alessandro Florenzi. Kjo dëshirë e madhe e zikaltërve vjen si pasojë e kërkesës së Conte-s, që e sheh 27-vjeçarin shumë të përshtatshëm për skemat e tij. Roma e vlerëson futbollistin 30-35 mln euro, por sipas mediave në Itali po mendohet që në marrëveshje të përfshihet Dalbert, por nuk hidhen poshtë edhe emra që mund të diskutime si Perisic, Nainggolan apo Vecino.
Komente

