Danielle Lloyd humb kontrollin në festën e ditëlindjes

Danielle Lloyd humb kontrollin 
në festën e ditëlindjes
Danielle Lloyd ndodhet në Nevada duke festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Por, ajo është fotografuar në sjellje të pakëndshme duke u grinder me disa pushues në hotelin ku po qëndronte me familjen e saj.

Jamie O’Hara ishte i pranishëm kur bashkëshortja e tij u grind në publik me turistët, por në fakt mendohet se Danielle është grindur me vetë bashkëshortin e saj.

danielle lloyd

Në foto të dy shfaqen të tensionuar dhe përballë njëri tjetrit si kundërshtarë.

Danielle më vonë ka postuar në rrjetin e saj social Twitter një foto ku ishte e lumtur me bashkëshortin Jamie dhe saqaron se ajo nuk po grindej me Jamien.

Jamie po e tërhiqte atë për ta larguar nga një situatë e pakëndshme, kështu shprehet ajo.

Mirëpo ndjekësit e saj kanë shpërthyer në komente negative duke mos besuar situatën dhe disa të tjerë i kanë dhënë zemër që të vazhdojë pushimet e qetë.

Ajo vazhdon shkrimin e saj duke thënë që po vazhdon të shijojë pjesën tjetër të pushimeve me bashkëshortin dhe fëmijët.

Modelja dhe ish Misi Britanik kishte veshur një fustan “Barbie” në ngjyrë pink, këmbëzbathur dhe me sandalet në njërën dorë kur humbi kontrollin në kopshtin e hotelit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)