DANIMARKE- Carina Melchior, një 20-vjeçare nga Danimarka për momentin mund të quhet vajza më me fat në botë, pasi ajo është zgjuar pikërisht në momentin që mjekët do të shpallnin vdekjen e saj klinike dhe do t’i dhuroheshin organet.

Carina Melchior pësoi një aksident automobilistik dhe për pasojë ajo hyri në koma të thellë. Mjekët danezë po diskutonin me prindërit e vajzës për dhurimin e organeve të saj, por pikërisht në këto momente vajza e habitur ka hapur sytë dhe ka lëvizur këmbën.

Prindërit e vajzës janë tronditur dhe kanë akuzuar mjekët se i kanë bërë procedurat shumë shpejt dhe donin që të dhuronin organet, ndërsa këta të fundit nuk e kanë pranuar akuzën, duke thënë se ishte një keqkuptim.

Ligji për dhurimin e organeve është i qartë por historia e Carina Melchior ka shkaktuar polemika të shumta në Danimarkë, duke u konsideruar nga të gjithë gazetat si “vajza që nuk donte të vdiste”.
(eç/shqiptarja.com)