Danimarka po bëhet gati të hapë Ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026.
Sipas medias daneze The Copenhagen Post, ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë.
Po ashtu, Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.
Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen:
“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të azhurnuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”, tha ai.
Me një Ambasadë në Shqipëri, Danimarka sipas raportimit të mediave daneze do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë rezistencën e tij, duke përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.
Komente








