Pse Danimarka futet vazhdimisht në listën e shteteve më të lumtura në botë? Epo për të shuar këtë kuriozitet na vjen në ndihmë Dan Buettner, eksplorues i National Geographic’ dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.

Gjëja e parë që Buettner na tregon është se Fillimisht se: danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E në fakt asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.

Çdo danez, që në momentin e lindjes presin kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas. Më pas, kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.

Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë  që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.

Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore, asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre , ta janë të lirë të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.

Lumturi është t’i largoni streset e përditshme të jetës. Kjo do të thotë të keni një shëndetësi falas, një arsimim falas dhe një pension që ja vlen, e të gjitha këto i ka Danimarka.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com