Danimarka urdhëron Rusinë të reduktojë stafin e ambasadës në Kopenhagë, probleme me sigurimin e vizave në Moskë

Danimarka urdhëron Rusinë të reduktojë stafin e ambasadës në Kopenhagë, probleme me sigurimin e vizave në Moskë

1693585951_905480.jpg

Danimarka ka vendosur të kufizojë në pesë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën në Kopenhagë dhe personelin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj, tha Ministria e Jashtme daneze në një deklaratë të premten.

“Vendimi për të patur të njëtin numër punonjësisht në ambasadat respektive do të thotë që ambasada ruse në Kopenhagë duhet të reduktojë stafin e saj aktual”, njoftoi ministria daneze, duke thënë se vendimi duhet të zbatohet deri më 29 shtator.

Nuk është e qartë se sa diplomatë dhe punonjës të tjerë do të duhet të largohen nga ambasada ruse, raporton Reuters..

Prej një kohe të gjatë Danimarka dhe Rusia kanë zhvilluar negociata lidhur me vizat për punonjësit në ambasadën daneze në Moskë, me synimin për një funksionim të mirë të ambasadave si në Danimarkë ashtu edhe në Rusi, tha ministria.

“Negociatat nuk kanë çuar në rezultate për shkak të përpjekjeve të përsëritura ruse për të përfshirë punonjësit e zbulimit rus në kërkesat për viza si pjesë e këtyre negociatave”, tha ministria daneze në një deklaratë.

Ambasada e Rusisë në Kopenhagë nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment.

Në prill 2022, Danimarka iu përgjigj pushtimit rus të Ukrainës duke dëbuar 15 diplomatë rusë, për të cilin Moska u hakmor duke i shpallur shtatë punonjës të ambasadës daneze në kryeqytetin rus si “persona non-grata”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Alarm për bomba në shkollat e Kievit! Moska: Sistemi i raketave Sarmat vihet në gatishmëri! SHBA: Suksese të dukshme të Ukrainës në 72 orë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar