Sulm me thikë në qendër të Amsterdamit, 5 të plagosur, arrestohet agresori (VIDEO)

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë pranë sheshit Dam, në qendër të Amsterdamit në Holandë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Amsterdamit, duke shtuar se një i dyshuar është arrestuar.

Sipas gazetës De Telegraaf, ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Për momentin, motivet e sulmit nuk dihen, ndërsa forcat e rendit po hetojnë. Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se ishte marrë një raportim për një grabitje.

Në rrjetet sociale janë publikuar video të momentit kur një helikopter mbërrin në vendngjarje për të marrë të plagosurit. 

Lajmi në përditësim...


 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin

Zgjedhjet/ Elezi: Pas 11 majit këta do bëhen bashkë kundër SPAK, politika komandohet nga Rama dhe Berisha! Hoxha: Partitë e reja të ishin bashkuar, humbën shansin