Anti-KÇK-ja/ Rama: Kriminelët që s'justifikojnë pasurinë, jo vetëm sekuestrim, por edhe hetim për pastrim parash (VIDEO)

Në konferencën me Presidentin e PE-së, kryeministri Rama deklaroi sot se kriminelëve që nuk justifikojnë pasurinë, jo vetëm që do u sekuestrohet, por do të ndiqen penalisht për pastrim parash. Pra, nëse nuk vërtetohet origjina e pasurisë, nuk mbyllet gjithcka me sekuestrimin, pasi në fazën e dytë fillon ndjekja penale për pastrim parash.

"Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosodshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vettingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë.

Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KCK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Takimi me Sassolin, Rama: E njoha me 'anti-KÇK'! Kriminelët që s'justifikojnë pasurinë, pas sekuestrimit, hetim për pastrim parash


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar