Takimi me Sassolin, Rama: E njoha me 'anti-KÇK'! Kriminelët që s'justifikojnë pasurinë, pas sekuestrimit, hetim për pastrim parash

'Një mik te vjetër të Shqipërisë por josymbyllur'e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, Presidentin e PE-së, David Sassoli, gjatë takimit që pati ditën e sotme me të në kryeministri. Rama dhe Sassoli kanë diskutuar rreth reformës që po ndërmerret nga qeveria për të goditur pasuritë e ardhura nga krimi dhe veprimtaritë e jashtëligjshme ose siç është 'pagëzuar; nga kryeministri Rama ' Anti-KÇK'. Kryeministri Rama bëri të ditur se e ka njohur Presidentin e PE, me  'anti-KÇK', ku sipas tij  kriminelët që s'justifikojnë pasurinë jo vetëm që do tu sekuestrohet pasuria por edhe do të vihen nën hetim.  

"Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosodshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vettingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë. Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KCK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë" tha Rama.

Ndërkohë rreth kësaj platforme Presidenti i PE  ka thënë se ka frymë italiane, pasi siç tha edhe vetë ai, prej vitesh Italia po lufton krimin e organizuar dhe pasuritë e vendosura në mënyrë të jashtligjshme. Pika më e mirë e kësaj sipas Sassolit është rikuperimi i pasurive kriminale.

"Reforma është e rëndësishme. Se disa vërejtje janë. Po të përshtaten të gjitha standardet për luftën kundër krimit. Do të shtojë sigurinë e vendit por edhe bashkëpunimin me BE. Mbi këtë reformë ka edhe pak frymë italiane, ne prej 10 vitesh jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar dhe kjo provojë mund të jetë e dobishme për të tjerët. Do të shpëtojmë aftësinë tonë kundër kapitaleve të paligjshme dhe bandave kriminale. Masa që është marrë për rikuperimin e pasurive të paligjshme është pika e fortë e platformës. dhe jam i sigurt që do të ketë rezultat të madh." tha Sassoli.

Një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian përshëndetën miratimin e paketës anti-KÇK nga qeveria shqiptare që ka objektiv luftën kundër krimit dhe terrorizimit. Delegacioni i drejtuar nga ambasadori Soreca në Tiranë thekon se ligji special prezanton masa të reja parandaluese dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.
Ndërkohë presidenti i PE është ndalur edhe tek hapja e negociatave duke thënë se shpreson shumë dhe do të punojë fort për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Jo vetëm që i shikojmë me favor , por janë edhe të domosdoshme. Kemi parë se si ka filluar dialogu për konsensus e anëtarësimit të Shqipërisë. E dimë zhgënjimin që ndihet dhe që ndjeu Shqipëria. Por duhet ta kapërcejmë. Kemi kohën dhe hapësirën e duhur për ti bërë. Që përgjigjet të jenë pozitive. Dhe duhet të jetë e domosdoshme. Kemi një fat dhe një të ardhme të përbashkët. Folëm për Sistemin bankar. " tha Sassoli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Hapja e negociatave, Sassoli: Takim me kryetarin e KiE dhe të KE, opinione pozitive

1580730209_pe.jpg
Në takimin me kryeministrin Rama presidenti i PE është shpresuar sa ka opinione pozitive që negociatat të hapen sa më shpejtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Ai ka shtuar se ka zhvilluar një takim edhe me kryetarët e KiE dhe KE të cilët kanë dhënë opinionet e tyre pozitive për hapjen e negociatave.

Sassoli: Para disa ditësh takova kryetarin e këshillit dhe të komisionit, dhe më thanë se do të kenë një ndryshim për propozimet. Kemi shpresa të mira se mbasi të bëhet çështjet gati për metodologjinë atëherë është më thjeshtë. Paketa duhet të eci njëkohësisht me Shqipërinë dhe
Maqedoninë e Veriut. Vërejtjet do të kapërcehen.


Rama: Ata që janë kundër  nuk e kanë me ne por me nevojën për të ndryshuar mekanizmat që sipas tyre duhet të funksionojnë më mirë. Propozimi me metodologjinë e re ka një sërë aspekteh pozitive/ Shpresojmë të ketë dokordësi. Dua t'u kujtoj që teksa jemi duke folur është 15 vjetori i pritjes së Maqedonisë së Veriut në derën e Këshillit Europian për negociatat. Marrëveshja e Prespës tregoi se Maqedoni e meritonte këtë kalim, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të përballet me sfida të tjera dhe të bëjë reforma. Sa për ne, jemi duke bërë reforma. Por vendet që kanë hyrë dje në Europë nuk i kanë bërë këto reforma. Ndonjëherë ka ndonjë kokë turku që do ta pësojë. Shqipëria ka probleme për të zgjidhur, por sepse këto probleme. Ka disa miq që duan ta rithemelojnë Europën."

Sassoli: Ne do të ecim drejt hapjes së Procesit. ne duam që të hapen sa më shpejt. Kemi edhe disa vrejtje. Por në këtë rast nuk janë pengesë. Nuk shkaktojnë më vonesa. E pamë me një zhgënjim shtyrjen por në këtë çaste po bëhet një punë shumë e rëndësishme që do të vazhdojë edhe pasi të jetë hapur procesi i anëtarësimit. Cdo gjë që bëhet është mirë për qytetarët jo për idenë abstrakte. Do të ndihmojë për të jetuar më mirë. Është i domosdoshëm. Si të gjithë proceset e tjera. Të pajtohen hapësira gjeografike me ato politike. Për të pasur mundësi integrimi. Të rinjtë të jetojnë me mirë. Ky është misioni që duhet t'i vendosim vetes. PE ishte për hapjen e negociatave që në tetor apo nëntor. Nuk është një ide e çuditshme. Por ideja e vendeve dërrmuese e vendeve anëtare. Këtyre vërejtjeve Shqipëria po i jep zgjidhje. Evropa do të jap përgjigjen e saj.

Ora 13:06
Anti-KÇK-ja/ Rama: Kriminelët që s'justifikojnë pasurinë, jo vetëm sekuestrim, por edhe hetim për pastrim parash (VIDEO)

Në konferencën me Presidentin e PE-së, kryeministri Rama deklaroi sot se kriminelëve që nuk justifikojnë pasurinë, jo vetëm që do u sekuestrohet, por do të ndiqen penalisht për pastrim parash. Pra, nëse nuk vërtetohet origjina e pasurisë, nuk mbyllet gjithcka me sekuestrimin, pasi në fazën e dytë fillon ndjekja penale për pastrim parash.

"Puna jonë vijon sikur të ishin hapur negociatat sepse na e kërkon domosodshmëria për ta kthyer vendin në shtet me standardet e BE-së. Qoftë vettingu qoftë kjo janë dardha që e ka bishtin mbrapa, nuk mbaron me kaq. SPAK-u do të thërrasë ata që janë përjashtuar se nuk justifikojnë pasurinë.

Po kështu rasti i paketës, nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KCK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë" tha Rama.

Ora 13:04
Sassoli për 'anti- KÇK': Rikuperimi i pasurive kriminale pika e fortë! Ka 'frymë' italiane

1580731335_pe.jpg
Presidenti i PE, David Sassoli ka thënë se është njohur me 'anti- KÇK' dhe pika e fortë e kësaj platforme është konfiskimi i pasurive të ardhura nga krimi. Sipas Sassolit edhe Italia ka një histori të gjatë me luftën kundër krimit të organizuar. Ai ka sugjeruar se si shembull mund të merret pikërisht Italia me sukseset që ajo ka arritur me luftën kundër krimit.

"Reforma është e rëndësishme. Se disa vërejtje janë. Po të përshtaten të gjitha standardet për luftën kundër krimit. Do të shtojë sigurinë e vendit por edhe bashkëpunimin me BE. Mbi këtë reformë ka edhe pak frymë italiane, ne prej 10 vitesh jemi gjendur në kushtet e luftës kundër krimit të organizuar dhe kjo provojë mund të jetë e dobishme për të tjerët. Do të shpëtojmë aftësinë tonë kundër kapitaleve të paligjshme dhe bandave kriminale. Masa që është marrë për rikuperimin e pasurive të paligjshme është pika e fortë e platformës. dhe jam i sigurt që do të ketë rezultat të madh." tha Sassoli.

Ora 13:00
Tërmeti/ Sassoli: Nuk mund të shuajmë plagët, por do kemi mjaftueshëm të ardhura materiale

1580731285_saoli.jpg
Presidenti i PE, David Sasoli gjatë fjalë së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ka prekur edhe temën e tërmetit ku ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të mbështesë Shqipërinë me materiale megjithëse nuk mund të shëroj dot plagët e shkaktuar nga tërmeti.

"Duhet një fazë  e re për tërmetin. Duhet të kemi fonde të mjaftueshme për të rregulluar territoret e prekura nga tërmeti. Do të jetë e vështirë për të shëruar plagët e njerëzve, por do të kemi të ardhura materiale besoj. duhet të kemi vëmendjen ndaj Shqipërisë. Jo vetëm sepse është në detin Adriatik, por është në zemrën e Ballkanit Perëndimor. U ndjeva shumë i kënaqur." tha Sassoli.

Ora 12:58
Sassoli: Shqipëria dhe BE e kanë të ardhmen e përbashkët, qëndrojmë pranë jush në rrugën që keni nisur

1580730209_pe.jpg
Presidenti i PE, David Sassoli është shprehur se mos hapja e negociatave në tetor duhet parë thjeshtë si një vonesë e vogël dhe ko të demoralizohemi. Ai ka shtuar se do të jetë gjithmonë përkrahë Shqipërisë në këtë rrugë që ka nisur. Ndër të tjera Sassoli ka thënë se Shqipëria dhe Evropa kanë të njëjtën të ardhme.

"Mos hapja e negociatave është vetëm një vonesë. Por lufta kundër krimit të organizuar dhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e hapësirës Shqiptare. Jo vetëm që i shikojmë me favor , por janë edhe të domosdoshme. Kemi parë se si ka filluar dialogu për konsensus e anëtarësimit të Shqipërisë. E dimë zhgënjimin që ndihet dhe që ndjeu Shqipëria. Por duhet ta kapërcejmë. Kemi kohën dhe hapësirën e duhur për ti bërë. Që përgjigjet të jenë pozitive. Dhe duhet të jetë e domosdoshme. Kemi një fat dhe një të ardhme të përbashkët. Folëm për Sistemin bankar. " tha Sassoli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 03/02/2020 13:44

    Fale Ismail Qemalit junior(Edi Rama) po bëhemi shtet.Bravo Ismail.

    Përgjigju
  • Miu o miu o miu: 03/02/2020 13:36

    U komentua miu u komentua o mi.Ha ha ha ha ha ha.

    Përgjigju
  • O tej: 03/02/2020 13:35

    Rrifte Gjuzi e ardhmha e Shqiperise figure historike rralle i vjen Shqiperise

    Përgjigju
  • KUJTIMI KOMPLET KALLÇUK: 03/02/2020 13:35

    O çe ka gjet popullin Shqiptar kuhtimi na u bë iftar. O kujtim o kujtim kur po vjen me na shpëtu o kujtimi hero që as 2×2 ti nuk i di. Po për politik ti je i gjithi hipolit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite