Darmanoviq: Kosovë-Serbi, zgjidhja? Njohja e njëra-tjetrës

Darmanoviq: Kosovë-Serbi, zgjidhja? Njohja e njëra-tjetrës

Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ideja e korrigjimit të territoreve, “nuk është ideja më e mirë”, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviq.

“Ne e shohim një dialog intensiv, i cili kohë pas kohe është ndërprerë me mospajtime politike. Shohim se ka koncepte të ndryshme rreth zgjidhjes. Njëri nga konceptet është për korrigjimin e territoreve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme ndërmjet dy vendeve. Kemi disa mospajtime rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, atëherë do të jetë e mirë edhe për ne. Kështu që e kemi qëllimin më të mirë, që në Ballkan të mbyllen çështjet e hapura. Shpresojmë që Serbia dhe Kosova të gjejnë zgjidhje për marrëdhëniet e tyre”, tha Darmanoviq, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ministri Darmanoviq po ashtu tha se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, do të nënkuptonte që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij, që sipas presidentit, do të nënkuptonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës. Dy ministrat e Jashtëm u pyetën edhe për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar më 21 mars të vitit 2018.

Si për ministrin Pacolli dhe për homologun e tij Darmanoviq, kjo çështje “është e mbyllur” dhe se tani është në dorën e komisioneve ndërshtetërore që të bëjnë delimitimin e kufirit. Kryediplomati malazez u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Siç thuhet në një komunikatë për media, Haradinaj dhe Darmanoviq biseduan për bashkëpunimin rajon si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë