Dasara, Aulona dhe
Fatma tani në A1 Report

Dasara, Aulona dhe <br />Fatma tani në A1 Report
Ato janë tri gazetare të cilat vijnë çdo ditë me emisionin e tyre të veçantë, thumbues, kritikues , ironizues, rreth personazheve të ndryshëm të njohur apo pak të njohur. Dasara Karaiskaj, ka shumë vite emri i të cilës lakohet në media të ndryshme vizive. Befas e ka gjetur veten të “përjashtuar”, nga ekranet shqiptare. Arsyeja!? E shpjegon vetë Dasara.  Pasioni për tu marrë me gazetarinë, vizive e ka shtyrë të bëjë një emision të sajin të titulluar “Sara’s Shoë që nisi të transmetohet në “youtube” në internet e ditët e fundit ka gjetur pikërisht ekranin që i duhej “A1 report”.

Dy gazetaret e tjera janë më të vona në arenën mediatike. Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë realizuar një emision të tillë sërisht në “you tube”, duke sjellë kështu të parën risi dhe eksperiencë , kjo që nuk mund t’i besoje lehtë, por ja që vajzat ia dolën, duke u bërë kështu objekt bisede në rrjete të ndryshme sociale, tavolina dhe ekrane të ndryshme. Së fundmi ato po ndalen në ekranin e Tv. “A1 report”, i cili u ka hapur dyert duke i pranuar vajzat pa censurë, ashtu si dhe ato dinë të shprehen dhe të jenë, pa dalë aspak prej vetvetes. Në një intervistë Dasara, Aulona dhe Fatma ja si shprehen…

Vajza keni marrë një iniciativë të rëndësishme, ndryshe, një emision në “you tube”, si ju lindi kjo ide dhe përse jo në ekran që në fillim ?

Dasara - Sepse në fakt kur mora iniciativën nuk ekzistonte një televizion që të me lejonte të isha kaq e lirshme sa edhe karakteri.

Fatma-Ishte krejt papritur ideja e një emisioni në “you tube” erdhi pas “Sillikon-it” që kemi në radio Nrg.Mqs fillimisht kemi dashur të kemi një projekt tonin në ekran dhe nuk e realizuam dot,menduam ta vendosnim në dritaren e youtub-it,aty ku mund të jemi vetevetja pa patur frikë censurë.

Aulona - Sepse fillimisht, televizionet ishin skeptik në lidhje me formatin tonë dhe nuk e kishin shumë me qejf. Por pasi e panë suksesin e madh që pati në youtube, atëherë u penduan, por ishte tepër vonë... (qesh)


Ka pak kohë që ju jeni ambjentuar tashmë me një emision të tillë e po ashtu dhe publiku? Si ndiheni dhe çfare vleresimesh ju kane bërë? Sa ndiqet ky emision?

Dasara-Si cdokush në vëndin tim që besoj se do të ndjeheshe shumë mirë, edhe unë jam e kënaqur. Unë e shijoj në të vërtetë këtë që bëj. Kryesisht mendimet janë pozitive, ka një 10% asnjanës ka edhe një 10% kundër, ky i fundit është rasti i personazheve publike për të cilët nuk jam edhe aq e kursyer në mendimet e mia të lira ne fakt dhe besoj se është e mirkuptueshme.

Fatma- Të them të drejtën nuk e kam pritur reagimin kaq pozitiv të publikut.Menjëherë Nitro shqip është bërë pikë referimi për gossip dhe për ca doza të mira humori.Në fillim ishim skeptik nëse do e përthithte dot publiku aq shpejt sa duhej këtë mënyrë të re të shprehuri, të qënurit kaq të lirshme, duke llogaritur dhe faktin që jemi vajza. E kur je vajzë ka ca klishe të shëmtuara sidomos në Shqipëri. Por jo, duket se ishte i nevojshëm ky format dhe mezi e kishin pritur të rinjtë që na shkruajnë me superlativa dhe na inkurajojnë për ta vazhduar më tej këtë lloj misioni që kemi.



Aulona - Emisioni ndiqet shumë dhe këtë e tregojnë në radhë të parë klikimet, subscriberat, fakti që të gjithë flasin për të, fakti që gjërat që ne themi në emision, apo shprehje të caktuar përhapen gjerësisht midis të rinjve, por jo vetëm. Kam parasysh këtu shprehjen "më mirë me bo me kto lloj që...se me disa të tjerë që mbahen sikur kush janë dhe asigjo...", që sot nuk besoj se ka njeri që nuk e njeh dhe nuk e përdor.


Ju vetë çfarë shihni që shkon apo dhe nuk shkon në këtë format, a jeni të kënaqura?
Dasara -Shkon fakti që të gjithë ata që na ndjekin kanë mundësi të bëhen pjesë e emisioneve tona dhe po ashtu nuk shkon fakti që të gjithë ata që na ndjekin bëhen pjesë e emisionit tonë. Është thikë me dy presa për mua, reagimi i menjëhershëm dhe i drëjtëprdrejtë që marr nëpërmjet internetit, sidomos me komente.

Fatma - Deri tani jam shumë e kënaqur me çfarë kemi arritur në “Nitro shqip”, sepse nuk është e lehtë. Duken bukë me djath ato videot tona por ka punë të madhe nga mbrapa dhe m.q.s jemi dua ti falenderoj djemtë që na ndihmojnë me pjesën e padukshem le të themi, sepse pjeë e suksesit janë dhe ata. Jam e kënaqur për faktin që nuk biem në monotoni dhe të gjithë bashkë kërkojmë mënyra të reja për të ardhur te pubiku, nuk kënaqemi asnjëherë më punën që bëjmë, kërkojmë gjithmonë më të mirën. Dhe kur klikimet dhe komentet janë të mira, mundohemi të gjejmë gabimet në çdo emision, për t’i ndrequr më pas. Mendoj se është fatale kur dikush vetëkënaqet me punën e tij dhe e gënjen mendja se është mirë.

Aulona- Jemi shumë të kënaqura, por ama dimë të jemi edhe realistë. Kështu kur e pamë që “Thumbi”, në kuptimin klasik të tij, ashtu siç nisi, filloi të konsumohej disi, sepse ne në fund të fundit aq peronazhë kemi, vendosëm të benim dy javë pushim dhe të vinim me nje imazh të ri.



Dasara ju keni kohe qe merreni me tv. perse zgjodhet you tube?

Dasara -
Sepse hapësirat që të ofrohen nuk kanë kufi, kur sa dhe si të shprehem e vendos unë . Përgjithësisht jam natyrë me një shpirt të lirë....që kam dëshirë të bëj gjërat që dua atëherë kur dua unë.

Çfarë mendoni se kanë femrat e tjera më shumë nga ju që ua besojnë ekranin?

Dasara -
Nuk e dimë çfarë kanë ato më shumë, do doja të dija çfarë nuk kam unë që e kanë ato?, (qesh)

Fatma –
(qesh). Unë do thoja çfarë kemi ne më shumë që i trembim këta të ekraneve thuaj?!...Mendoj se mua më ka penalizuar loja e pastër që kam bërë dhe fakti që nuk korruptohem...Mendimet e mia janë të miat dhe nuk dua të mi blej apo të mi cënoj askush. Një gjë di me siguri, kurrë nuk do përcjell gjëra në të cilat nuk besoj dhe kurrë nuk do them gjëra që nuk i mendoj. Kjo është e rrezikshme, por në fund të shpërblen...Jo më kot guximtarët quhen dhe budallenj, se rrezikojnë pa ditur çfarë do marrin mbrapsh!

Aulona-
Nuk di të them. Aq më shumë që unë mendoj që nuk është cështja tek "besimi i ekranit", por tek besimi i një pune te caktuar që shfaqet në ekran. Unë nuk e bëj punën time sepse dua te dal në ekran, apo të jem e famshme, por sepse më pëlqen ajo që bëj dhe mendoj se jam e afte ta bej mirë. Kjo eshte arsyeja pse do të doja që një drejtues te më "besonte ekranin".



Ju shpesh prekni tema të ndryshme, kritikoni, ironizoni a keni pasur ndonjë konflikt interesant për ta ndarë me lexuesit?

Dasara - Kur nuk e pëlqejnë këtë format përpiqem t'i këshilloj të gjejnë atë që ju pëlqen e nëse më kritikojnë jam e predispozuar të rregullojë me aq sa mundem veten.

Fatma- Konflikt ne? Jo çneee ? Ne tani na duan të gjithë, qeshim shumë kur jemi të ftuara në evente të ndryshme dhe kur të gjithë personazhet na përshëndesin plot dashamirësi, se e dinë që më mirë të na marrin me të mira sesa t’i hyjnë belasë me ne. Ne kemi shumë kohë në këtë ambjent dhe dimë edhe shumë sekrete të errëta nga ato që personazhet nuk do donin t’i zbuloheshin dhe sigurisht janë një “as” nën mëngë, në rast sulmi agresiv dhe të pajustifikuar nga ana e tyre, ndaj në këto raste ne përdorim shprehjen: “Jo me mua lali, të hyn Thumbi, (qesh me të madhe)

Aulona – Besoj se konflikti më interersant ështe ai që dihet tashme nga të gjithë, sepse ne jemi në gjyq për këtë temë. Pastaj ka patur dhe raste kur kemi marrë ndonjë sms në facebook, ose telefonatë të tipit kërcënuese...Jetojmë në Shqipëri dhe kërcënimi është sporti i preferuari njerëzve.

Si reagoni kur njerëzit nuk e pëlqejnë ndonjë puntatë apo tentojnë ta kritikojnë i mirëprisni kritikat ju vetë?

Fatma -Unë vdes për kritika (qesh sërisht). Jo seriozisht kam shumë qejf të di dhe anën tjetër të medaljes për të parë nëse mendojnë të njëjtën gjë si mua dhe shikuesit.Se unë e kam zakon që gjithmonë nxjerr në pah të metat e videos parë nga ana e dikujt që nuk na simpatizon dhe gati gjithmonë përputhen kritikat që i bëj vetes me ato që na bëjnë. Kritikat e argumentuar janë konstruktive dhe gjithmonë i marrim parasysh,ndërsa kritikat deficente plot mllefe personale na argëtojnë pamasë.

Aulona-Kritikat e bëra që bëhen me qëllimin për t'u përmirsuar, patjetër, me shumë kënaqësi madje. Kritikat e bëra me tone sulmi, apo ofenduese, apo kur sulmojnë personalisht, patjetër që jo.



Kohët e fundit Tv “A1 report”, është i vetmi television që ju ka hapur dyert? Çmund të më thoni për këtë bashkpunim?

Dasara -
Po e lidh me përgjigjen e parë këtë. Tashmë kam gjetur dritaren që më kupton dhe pranon, një televizion ku liria e fjalës ka më shumë vlerë se sa censura, klanet e ndryshme e të tjera si këto.

Fatma -Mund të themi që j mbyllëm gojën dhe skeptikëve që na kanë thënë se askush nuk do na merrte përsipër dhe mund të themi që ekrane si “A1 report” ku fjala e lirë dhe opinionet e pandikuara janë primare, janë e ardhmja dhe shpresa në këtë vend militantistësh. Duke falendeurar “A1 report” që na pranoi siç jemi me gjithë të metat tona, (qesh, Fatma është tejet gazmore) uroj që pse jo marrëdhënia jonë të jetë sa më e gjatë dhe frytdhënëse për të dyja palët.

Aulona- Është i televizioni në të cilin gjetëm kushtet optimale të bashkepunimt. Të vetmit që pranuan "kushtin" tonë kryesor që s'do të kete censurë në punën tonë, ishte vetëm “A1report”. Kjo ishte një lumturi e madhe për veshët tonë (qesh) kështu që nuk u menduam dy herë para se të pranonim të nisnim këte bashkëpunim.

Cilat janë projektet tuaja lidhur me këtë format dhe risi që po sillni?

Dasara - Risitë e projektit janë, kanë qënë dhe do të mbeten përshtypjet e mia të pa ndikuara për gjithshka që më rrethon, në të gjithë përditshmërinë time.

Aulona -Di vetëm një gjë, që formati do të jetë shumë jetëgjatë dhe do të kete vazhdimisht risi. Na ndiqni që të bindeni.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

9/4
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë

Lufta në Gaza/ Bombardime izralite në Rripin verior, humbasin jetën 16 palestinezë