Moderatorja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Lajmin e ka konfirmuar vetë Armina Mevlani, e cila tregoi edhe detaje të tjera.
Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.
‘Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit, por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë’- tregoi Armina.
Ajo tha se fustanet i ka gati. Armina tregoi se Vivienne Westwood ka qepur një fustan enkas për të.
‘Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Ëestëood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar’- tha Mevlani.
Dasmë, jo dasëm.
Përgjigju