Raporti i SHBA: Shërbimet në e-Albania përparim domethënës, goditje korrupsionit

Raporti i SHBA: Shërbimet në e-Albania përparim domethënës, goditje korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë maksimalisht qeverinë shqiptare për kalimin e shërbimeve online të ofruara nga portali unik e-Albania.

Në raportin vjetor të Departametit të Shtetit për Shqipërinë, zyrtarët amerikanë theksojnë se e-Albania është një përparim domethënës i qeverisë shqiptare në punën e saj për revolucionin digjital.

Sipas raportit të DASH, kalimi i shërbimeve online përmes e-Albania rrit ndjeshëm shërbimin ndaj qytetarëve pasi shmanget kontakti fizik me zyrtarët dhe goditet korrupsioni.

Raporti vlerëson se aktualisht qytetarët shqiptarë marrin 61 % të shërbimeve publike online, ose 15 % më shumë sesa vitin e kaluar ndërsa pritet që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të kalojë 91 % të të gjitha shërbimeve publike online në një kohë të shpejtë.

“Qeveria ka bërë përparime domethënëse me agjendën e revolucionit digjital. Në janar 2020, 61% e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe bizneseve u mundësuan online përmes portalit e-Albania, 15 për qind më shumë se në vitin 2019. Reforma është në vazhdim, dhe qeveria synon që në dhjetor 2020, 91 për qind e gjithë shërbimeve të jenë të mundshme online. Kjo mund të ndihmojë në uljen e kurbës së korrupsionit pasi kufizohen kontaktet direkte të funksionareve publik”, thuhet në raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas dy raporteve të tjerë të njohur ndërkombëtar, atij të Kombeve të Bashkuara dhe të OECD, të cilët vlerësonin Shqipërinë për qeverisjen digjitale.

Sipas këtyre raporteve, shërbimet publike ndaj qytetarëve që ofrohen online kanë rritur cilësinë e jetës së shqiptarëve, kanë ulur korrupsionin dhe kanë ndikuar për një klimë më të mirë për biznesin. Shqipëria vlerësohet si vendi më i mirë i rajonit për qeverisjen digjitale duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht anëtare të Bashkimit Europian.


Lajmi kryesor:

DASH raport për klimën e investimeve në Shqipëri: Korrupsioni në sistemin gjyqësor pengon investitorët e huaj, vend i vështirë për të bërë biznes


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës