DASH raporton për klimën e biznesit për 2021-n: Shqipëria, 95% të shërbimeve për biznesin online në e-Albania! Korrupsioni problematik, projektet PPP cenojnë garën

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar së fundmi raportin për  klimën e biznesit të vitin 2021! DASH e vë theksin te zhvillimet e fundit në fushën e shërbimeve ndaj bizneseve dhe ekonomisë, dhe në disa aspekte edhe me kritika të forta.

DASH ka vlerësuar maksimalisht atë që e quan 'përparim domethënës në fushën dixhitale' të Shqipërisë.

Që nga Marsi 2021, 95 përqind e të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset ishin në dispozicion online përmes Portalit E-Albania. Platforma ofroi më shumë se 1,200 lloje të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Dixhitalizimi i shtuar i shërbimeve pritet të frenojë korrupsionin duke kufizuar kontaktet e drejtpërdrejta me zyrtarët e administratës publike.

DASH vlerëson edhe Ligjin mbi Investimet Strategjike të vitit 2015. Sipas raportit Ligji përshkruan stimujt e investimeve dhe ofron procedura të shpejta administrative për investitorët strategjikë të huaj dhe vendas deri më 31 Dhjetor 2020, në varësi të madhësisë së investimit dhe numri i vendeve të punës të krijuara.

"Në vitin 2015, për të promovuar IHD, qeveria miratoi gjithashtu legjislacionin që krijon Zona të Zhvillimit Ekonomik Teknik (TEDA), si zonat e tregtisë së lirë. (Qeveria është anëtare dhe avokate e Iniciativës së Ballkanit Perëndimor, një zonë rajonale që synon të rrisë lidhjen dhe aktivitetin tregtar.) Zhvillimi i TEDA-s së parë nuk ka filluar ende pas disa përpjekjeve të dështuara të tenderit", vijon raporti.

DASH kritikon projektet e partneritetit publik privat (PPP), që cilësohen problematike. Duke marrë shkas nga problemet në gjyqësor, DASH vë në dukje se u penguan përpjekjet e një kompanie amerikane për të investuar në Shqipëri.

Sipas raportit, korrupsioni endemik vazhdon të minojë shtetin e së drejtës dhe të rrezikojë zhvillimin ekonomik. Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave si disa nga problemet më të mëdha në Shqipëri.

“Pavarësisht nga një kornizë e shëndoshë ligjore dhe përparimit në e-reformat, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik, konkurrencën e padrejtë, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme", thuhet në raport.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja