Dash Shehi debat me Blushin: Edi Rama bëri president Ilir Metën, ne ishim në çadër! Ti më gjykon mua?! Kam 30 vjet në opozitë, ti thua a jam

 

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi debatoi me sekretarin e PL-së Tedi Blushi në '5 pyetjet me Babaramon'. Blushi dhe Shehi u kapën për rolin e Ilir Metës. Sipas Shehit ka ndihmuar gjithnjë Rama dhe ky i fundit e ka bërë president dhe kryeparlamentar, ndërsa Blushi thotë se Meta ka bërë opozitën më të madhe këto vite.

Shehi: Ky është provokator. Ne po kërkojmë të hapim listat. Ju doni me bërë atë punë. Mirë e bëni, jeni në të drjetën tuaj. Me çtë drejtë i drejtohesh. Ky është bërë për tu tallur.

Blushi: Më thuaj një aksion. Më thuaj një aksion të këshilltarit të zotit Shehi në bashki.

Hoxha: Me ju kanë qenë.

Blushi: Ulemi me këmbë në tokë. Zoti Shehi ka një këshilltar në bashki. Ky jkëshilltar i LZHK a ka fiormusor ndonjë listë për uljen e çmimit të ujit, të uljes së taksave.

Shehi: Të gjitha. Të gjithë i sfdion ti.

Blushi: Se flas me të drejtën. Flas troç. Kjo ju dhemb të gjithëve. Ma nxirni, ma tregoni. Jam në mbledhje këshilli.

Shehi: Ti gjykon sipas partisë tënde. Kam 30 vjet në opozitë dhe ky më gjykon a je në opozuitë. Deri dje ishe presidenti i Edi Ramës, kryetar i Parlamentit.

Blushi: Ka qenë me votat e veta. Ti ske qenë me votat e juaja.

Shehi: Ai ka qenë me Ed Ramën.

Blushi: Ai ka bërë luftën më të ashpër, kundër Edi Ramës, sa gjithë ju bashkë. Doli dhe në 2 mars aty, mbrojti kushtetutën.

Shehi: Tani gjykon ky kush është në opozitë.

Blushi: Për këtë punë jam thirrur.

Shehi: Ti ke ndenjur 10, 15 vjet me Edi Ramën në qeverisje. Kush e zgjodhi presidenti Ilir Metën, Edi Rama apo opozita. Ne ishim në çadër. Kanë ndarë pushtetin.

Blushi: A u nda nga Edi Rama?

Shehi: Po pse ne do ndjekim zigzaget politike?

Blushi: Ne nuk vijmë në studio dhe të presim nga qielli çdo na hedhin aleatët me parashutë.


Lajmi kryesor:

Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë! Blushi: Çfarë të reje sjellin partitë e reja? Kanë urrejtje Sali Berishën


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë

Italia 'shkërmoq' 4-1 Izraelin, Franca fiton në Bruksel! Gjermania mposht Holandën, Ukraina dhe Çekia i bëjnë 'nder' Shqipërisë