Dash Sula shkon në Kuvend si 'doktor' me një tufë me qepe në dorë, ia sekuestron Garda

Deputeti i opozitës Dash Sula zgjodhi të vinte me qepë në duar në Parlament. Veshur mban një bluzë të bardhë ku shkruhet sterilizimi. Ndërsa në dorë mban pankartën AZHBR

“Opozita ka që nga data 5 tetor që proteston, aksion opozitar sa I takon ngritjes së komisioneve hetimore që kjo maxhorancë I pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për të treguar kësaj maxhoranse se aksioni opozitar nuk është për interesa personale absolutisht. Kush e gjykon dhe mund ta bëjë pis se flitet për zotin Berisha, por aksioni do të vijojë derisa e drejta jonë kushtetuese për komisionet hetimore të vihet në vend” tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:45
Dash Sulës i ‘sekuestrohet’ qepë para se të hyjë në Kuvend

1703151666_dashsula.jpg

Deputeti i opozitës Dash Sula shkoi në Kuvend i veshur si mjek dhe me qepë në duar.

Sula tha se është paraqitur me këtë veshje për t’i dhënë mesazh mazhorancës dhe të gjithëve se aksioni i opozitës nuk është për interesa personale, por për vendosjen në vend të të drejtave të tyre kushtetuese.

Por tufa e qepëve i është sekuestruar nga Garda para se të hyjë në Kuvend.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja