Dashamir Shehi: Bashkimi i PD nuk bëhet me Berishën dhe Bashën, janë provuar tashmë! E lodhshme të merremi kush është ‘gjeli opozitar’

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, tha se bashkimi i opozitës konkretisht i Partisë Demokratike nuk është i mundur nëse deputetët do të ndjekin individë të caktuar si Berisha apo Basha.

Në një lidhje 'skype' me gazetarin Nertil Agalliu për studion e Report TV, duke folur për mundësinë e bashkimit të PD, Shehi tha mund të bëhet realitet deri në vjeshtë nëse do të ketë dakokrdësi mes deputetëve rreth disa politikave të caktuara dhe jo rreth personave fizikë si Sali Berisha apo Basha.

“Unë gjykoj se nuk është shumë larg nëse do ketë urtësi nga shumica e atyre deputetëve që janë brenda. Jam i bindur se ndoshta nga vjeshta opozita mund të organizohet në atë lloj mënyre për t’i dhënë shpresë qytetarëve.  Njerëzit opozitarë janë aty, me rreth 600 mijë vota që ishin kundër qeverisë në këto zgjedhje”- tha Shehi.

Ai shtoi më tej se të dy si Basha ashtu edhe Berisha janë tashmë njerëz të sporvuar disa herë dhe se rezultati tashmë dihet. Sipas tij, bashkimi brenda opozitës mund të vijë nga organzimi i aksioneve të përbashkëta politike që më pas do të çojnë edhe në bashkimin numerik në Kuvend.

“Bashkimi nuk bëhet më mbas njerëzve, aq më tepër pas këtyre njerëzve. Bashkimi bëhet ndaj një teze apo programi politik. Unë propozoj kolegëve të tjerë të puqemi për të qarë disa ide të mëdha politike. Individët që përmendët ju fatkeqësisht janë provuar shumë herë. Është lodhje e madhe për Shqipërinë të merremi se kush është gjeli më i rëndësishëm opozitar. I ftoj që përmes aksioneve politike të bëhet edhe bashkimi numerik brenda opozitës”-shtoi kreu i LZHK.

Shehi tha se vendi ndodhet në këtë ngërç dhe se humbjet e opozitës vinin edhe si shkak i marrëveshjes së firmosur në 2008-ën mes Ramës dhe Berishës lidhur me sistemin aktual elektoral.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadili: 31/05/2023 22:53

    Po me ty Dasho bohet gjo apo paçe pilaf!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb