Dashamir Shehi në Report Tv: Kemi arritur marrëveshjen, 5 partitë opozitare në listë me PD! LSI mendohet të dalë vetëm (VIDEO)

Partia Demokratike duket se është drejt përfundimit të krijimit të listave me të cilat do të shkojnë drejt zgjedhjeve më 25 prill. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar gjatë një interviste për Report Tv, 5 partitë e vogla opozitare që do i bashkohen listës së PD-së.

Bëhet fjalë për partinë e tij, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partinë Demokristiane të Nard Ndokës, Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules dhe Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.

“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur. Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla. I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në” – tha Shehi.

Dashamir Shehi ka komentuar dhe vizitën e kryeministrit Rama në Turqi dhe marrëdhëniet e mes dy vendeve. Ai u shpreh se Shqipëria ka zgjedhur një orientim perëndimor dhe se përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë nuk i sheh shumë entuziast.

Sipas Shehit, bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i mirë për shkak se Shqipëria i ka dhënë shumë Turqisë.

“Çdo lloj marrëdhënie që bën Shqipëria jashtë, unë e konsideroj pozitive. Ne nuk jemi më në kohën e Kinës motër, Bashkimit Sovjetik vëlla. Ne kemi zgjedhur një orientim perëndimor. Rruga jonë shkon drejt Brukselit, jo drejt Ankarasë. Z./ Rama e la Shqipërinë jashtë Evropës. Nëse na bën pak më të dashur me Turqinë nuk shikoj ndonjë entuziasëm të madh. Turqisë i kemi dhënë çelikun, Bankën Kombëtare Tregtare, telekomin shqiptarë që është sektor strategjik, është blerë për pak lekë dhe fiton shumë, i kemi dhënë një pjesë të sistemit arsimor, i kemi dhënë spitalet turke. Një pjesë e mirë e spitale të cilat janë turke. Miliona e miliona shkojnë drejt Turqisë çdo vit. Megjithatë unë prapë e përsëris, që ne duhet të tentojmë t'i zgjerojmë marrëdhëniet jo vetëm me turqit por me të gjitha vendet e rajonit. Evropa na zgjidh një hall të madh strategjik afatgjatë që ka të bëjë me sigurinë, kulturën, rininë që po na ikën çdo ditë” – tha Shehi.

Duket se jashtë 5 partive të vogla opozitare është ajo e Agron Dukës, Partia Agrare Ambientaliste. Në një intervistë më herët për Report Tv, Duka është shprehur se shpreson që të futet në një listë të përbashkët me PD-në nëse arrijnë një konsensus dhe u plotësohen kushtet. Gjithashtu më herët ai ka rrëfyer dhe disa skenarë që po diskutohen për organizimin e listave teksa hoqi mundësinë e një koalicioni mes LSI-së dhe PAA-së. Ai tha se LSI mund të dalë e vetme pasi ka ego të madhe.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 06/01/2021 23:50

    Pace pilaf. Dhe nje dojo raki Dasho

    Përgjigju
  • Turi: 06/01/2021 23:44

    Er Dajy ke hum kot. Ti duhet te ishe ne krye te amerikes. Je gjeni me plonca, qofte e raki.

    Përgjigju
  • sali: 06/01/2021 20:43

    5 parti leshi me nje anetar i cili eshte kryetari,Regjistrohen qe te quhen qe ky eshte kualicion i gjere opozitar me 5 individe,Pika

    Përgjigju
  • tosi: 06/01/2021 19:49

    Po doli leshelija vetem ne zgjedhje e ka te kapme 100 mandate bashke me sharebajgat dhe lristat e haremit te Jales kur te qethen delet. Gruaja me gojepiset e planetit Nafije fallxhorja do dale me shqelma nga sitemi politik ne 25 prill nga goditja spektakolare qe do ti jape populli shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?