Dashamir Shehi: PS po detyron administratën të mbledhë vota. Rama bën propagandë qesharake për një grusht vaksinash

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, akuzoi qeverinë se po detyron administratën që të mbledhin vota për PS-në. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", në "Report TV", Shehi u shpreh se administrata  po mbledh firma, e se madje këto firma verifikohen më pas, për t'u siguruar se do të jenë votues të PS-së.

Sipas kreut të LZHK-së, situata nuk mund të vazhdojë më kështu, ndërsa shtoi se KQZ duhet të bëjë shembull disa prej tyre.

"Kemi një lloj kthimi në normalitet të fushatës, nuk kishim një rritje të asaj që ndodhi, më duket se nga ana formale nuk e kemi atë problem që ishte një javë më parë. A kemi probleme? Sa të duash, po unë uroj që të gjitha palët të tregojnë kujdesin e duhur. Ai detyrimi i administratës për të mbledhur firma, për të verifikuar, kjo është bërë normale, po bëhet ashiqare fare dhe askush nuk e kupton që kur bëhet kjo ka rënë shteti. Ç'është ky shtet që nëpunës mbledhin firma për nëpunës të tjerë nga nëpunës të tjerë. Kjo nuk është fare logjike. E bëjnë qetësisht kjo punë dhe e dinë të gjithë. KQZ duhet të bëjë të paktën nja dy prej tyre si shembull, nuk mund të vazhdojë kjo punë kështu. Ditën e zgjedhjeve nuk ka më nevojë të dhunohet kutia e votimit, po dhunohen qytetarët. I ço ca grave nënpunëse atje kërcënime, i trembin, ça do votojë ajo? Nëse ky nëpunësi voton nën dhunë, çfarë pret ti nga ai bujku i shkretë që nuk di asgjë. Kjo nuk ka dhunë të dukshme, por kjo është dhuna më e madhe, kjo është kapilar, ajo që unë e quaj dhunimi më i madh sot për sot. Këto janë masive, vjen në një lloj dallge. Dëshira e maxhorancës për ta kontrolluar në këtë mënyrë pushtetin, është e frikshme. Kjo tregon se ky lloj pushteti nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë. Kjo është më keq se t'i vesh dorën në xhep, është t'i veshë dorën në fyt", tha ai.

Ndërsa u ndal te vaksinimi, Shehi tha se kryeministri Edi Rama nuk siguron dot vaksina perëndimore dhe se bën propagandë "me një grusht vaksina që sjellë".

"Sigurisht që ka një përqindje popullsie që bën të marrin ndaj drejtuesit të partisë, por kjo e vaksinave, numri i të vaksinuarve është shumë i vogël. Nëse shqiptarët mendojnë se me 2% të vaksinuar do i shpëtojë Rama, le të besojnë, por unë mendoj që me këtë do vdesin. Unë do kërkoja vaksina perëndimore që ky nuk i sjell dot. Ky edhe pasi i sjellë këto një grusht vakisna, ka një propagandë të turpshme mbrapa. Po ne vaksinën kineze e marrin në Turqi, ato ruse nga Arabia, pse nuk i merr direkt me ato, do i merrte më të sigurta, më të lira, pse bën akrobacira arabike? Nuk kemi nevojë të marrim vaksina në fund të botës, kur mund t'i marrim në mes të Europës. Kjo është tallje e madhe, por unë i them qytetarëve, përtej kësaj, kush ka mundësi të marri një vaksinë, edhe atë që nuk është shumë e sigurt, le të jetë 60% e sigurt, do të na ruaj nga diçka. Shqipëria duhet të vaksinohet në mënyrë masive që të kemi një verë të pranueshme. Por ai në lëkurën e populli të vet, bën propagandë nga mëngjesi deri në darkë. Ky është tallur, i ka vjedhur dhe i përqesh", theksoi Shehi.

I pyetur nëse e "tërheqin dot parmendën" Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, Shehi tha se po, duke treguar edhe të rejat që sjell alternativa e kreut të PD-së.

"Unë besoj se e tërheqin. Kjo është një parmendë hekuri, këtë kemi tani për tani. Edhe mua do më pëlqente të kishim ca kuaj rrace, por këto kemi. Tani do rrimë këtu, apo do e tërheqim këtë qerren tonë? Brenda kësaj alternative ka disa të reja. Zoti Basha, nuk po marr Kryemadhin se nuk dihet si do dali, por Basha është në një situatë që nuk është provuar, ky u provua. Basha nuk ka një kontroll mbi të gjithë bllokun e vet. Nuk do jemi në situatën ku një njeri përcakton çdo gjë. Çdo gjë është bërë prej këtij, në funksion dhe në lavdi të tij. Po marr pandeminë, a e patë që ikën shqiptarët kush kishte 5 lekë. Pse ikën? Nuk është sëmundje që këtu nuk trajtohet dot, ikën se nuk kishte vend në spitale se nuk kishin besim te shqiptarët. Të parët ikën ata që merrnin paratë e shëndetësisë. Këtu iku kleri. Edhe hoxhallarët morën rrugën për andej. Po këto marri i kanë kushtuar 3.6 miliardë, sipas KLSH", shtoi kreu i LZHK.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja