Sula në 'Kontrast': Basha të dorëhiqet! Hoxha: Nëse nisim një proces bashkimi me kushte, e sigurt që do dështojë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, tha të premten se pavarësisht fitores së Statutit të korrikut 2017 në Gjykatë, me rëndësi mbetet bashkimi i demokratëve. Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Sula u shpreh se qëllimi kryesor i një partie politike është që të dalë fituese në zgjedhje, ndaj kjo detyrë është primare për demokratët.

Deputeti i PD shtoi se dorëheqja e Lulzim Bashës është e nevojshme, por ai u shpreh kritik me disa prej kolegët e tij që artikulojnë ultimatume.

“Tani ne kemi një vendim të Gjykatës së Tiranës sa I përket miratimit të ndryshimeve statutore të korrikut të vitit 2021, të PD. Nga pikëpamja e rrugës ligjore është e rëndësishme, por duhet parë edhe ana politike sepse mund të arrihet një fitore nga ana ligjore, por është e rëndësishme që të funksionojë nga ana politike si në bazë, ashtu edhe në zgjedhje ku votojnë qytetarët. Sepse në fund të fundit produkti i një partie politike është fitorja në zgjedhjet lokale apo kombëtare.

Që pas datës 9 shtator unë kam apeluar që PD s’e ka luksin të jetë e përçarë, ndërkohë që problematikat janë shumë të mëdha në vend. Unë kam qenë I vendosur sa I përket ribashkimit të PD. Arsyet pse ka ardhur kjo situatë dihen. Tani në radhë të parë i takon zotit Basha të marrë përgjegjësi. Duhet dorëheqja e zotit Basha, por s’jam dakord me kolegët që lëshojnë ultimatume. Në momentin që Basha jep dorëheqjen nuk domethënë që u zgjidh kriza menjëherë. Por PD-ja nuk i dhimbset vetëm Lulzim Bashës. S’e kuptoj sa e ëmbël qenka karrigia. Nëse do kishim një PD të fortë duhet të ishim në protestë, atje për çmimet. Unë kam shkuar dhe do vijoj të shkoj”, tha Dashnor Sula për ‘Kontrast’ në Report TV.

Nga ana tjetër, deputeti Flamur Hoxha thotë se nëse shkohet në një proces bashkimi me kushte është e sigurt që do të dështojë.  Deputeti demokrat tha se personi kyç për bashkimin e PD është Sali Berisha, i cili duhet të lëshonte pak nga qëndrimi i tij. Por nga ana tjetër, Hoxha shtoi se nuk do të kishte asgjë për t’u paragjykuar në një dorëheqje të mundshme të Lulzim Bashës.

“Unë do të doja që në Partinë Demokratike të kishim një përfaqësim dhe një përgjegjësi prej lideri. Të gjithë që kontribuojmë duhet të kemi edhe përgjegjësitë tona. PD nuk duhet të mendojë që sot të shkojë drejt një partie që do të shkrihet apo do të copëtohet. Për humbjen e 25 prillit unë kam qenë tepër i revoltuar sepse mendoja që PD nuk mundej më të mos i sillte ndryshimin shqiptarëve. Ndoshta është edhe ndikim i kësaj qeverisje të gjatë që ne ndodhemi të përçarë. Sot ndarja në dy grupime s’ka qenë i dëshiruar nga unë, por nëse analizojmë sot mendoj se pjesa e grupit që nisi një betejë jashtë institucionit e nisi qëllimisht për t’u ndarë. Një bashkim ndodh vetëm nga njerëz që duan të mbeten në histori si lider. Sepse edhe nëse humbet, mund të mbetesh në histori si një lider i dëshiruar dhe i respektuar. Por për mua personi kryesor që mund ta zgjidhë këtë situatë është Sali Berisha, i cili mund të lëshonte pak. Nëse nisim një proces bashkimi me kushte, të jemi të sigurt që është i destinuar të dështojë” – tha Flamur Hoxha.

 

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora Vlora: 21/03/2022 08:02

    A e jep doreheqjen Putini ne Rusi aq e japin doreheqjen dy funderrinat dhe dy kriminelet Sali Berisha dhe Lulzim Basha qe i kane duart e lyera me gjak keshtu qe te tre si ai atje qe eshte koke e kembe i lyer me gjakun e popullit ukrainas si keta te dy ketu qe i kane duart e lyera me gjakderdhjen qe shkaktuan ne 1997 ne Gerdec dhe ne 21 Janar do te perfundojne ne koshin e plehrave te historise

    Përgjigju
  • Mala: 19/03/2022 08:55

    Ribashkimi mund te behet,jo me persona te vjeter,jo me Berishen e Bashen dhe klanet e tyre ,por vetem pa Berishen e Bashen dhe klanet e dritashme rreth tyre.Ribashkimi, me drejte rithemelimi mund te behet,krejtesisht me persona te tjere dhe me program e statut partiak te ndryshuar e te avansuar pozitivisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale