Dashnor Sula: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta nuk sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje të mos futet në zgjedhjet 2025

Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD.

Po ashtu u shpreh se situate në të cilën ndodhet opozita në këto momente nuk bën gjë tjetër vecse i jep fitoren Ramës sërish në 2025.

“Në këtë gjendje që ndodhet opozita sot, në luftë me njëra-tjetrën, duke ngrënë njëra-tjetrën është situatë që mendoj se s’duhet të shkojë fare në zgjedhjet 2025 dhe Rama me PS do i fitojnë ato zgjedhje. Këtë e nxjerr nga situata, ngjarjet dhe rezultatet e 14 majit.

Unë sot kam pasur një takim me Bashën dhe ia kam bërë të qartë që gjatë këtyre ditëve duhet të kuptojmë një analizë ose rrugën e Bashës apo personave të tjerë që do të kandidojnë qoftë për të mbijetuar, kjo nuk vlen për qasjen time. Duhet një PD për të fituar. Duhet të shohim a e sjell Basha një fitore? A e unifikon opozitën? Unë kam bindjen time që duhet një ofertë e re dhe fytyra të reja për shoqërinë shqiptare, gjithçka ndryshe që Rama dhe PS të mos hedhin baltë. Në këtë moment, as Berisha, as Basha, as Meta nuk e çon opozitën në fitore”, tha Sula.

Sula sqaroi se djegia e mandateve në zgjedhjet e 2019 bëri që PS të ndërrojë kodin zgjedhor dhe opozita mbeti pa bashki. Sipas tij, PD nuk do të ishte në këtë gjendje nëse s’do braktiste zgjedhjet vendore të 4 viteve më parë.

Kujtojmë se Kryesia e PD vendosi hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/06/2023 02:49

    Keta jane /bijte e shekullit te ri/ te Migjenit, qe PLAKUN e lane ne shenjterimin e tij,qe kerkojne ngadhnjim e fitore partie,por dhe pak pushtet e kryetarllek,jane grupi me i ri ne nje /lufte berrylash/ sic thoshte Xhaxhi per sovjetiket,por kesaj rradhe brenda PD!

    Përgjigju
  • Timoni: 08/06/2023 19:28

    Po pse o vetem me një kryetar të ri doni t'i fitoni zgjedhjet ju? Ju jeni të gjithë për skrap, që kur keni bashkëjetuar me nongratën nuk u do njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal