Dashnor Sula në Report Tv: S’kemi diskutuar për emra konkretë për zgjedhjen e presidentit! Kriza në PD vijon edhe pas largimit të Bashës! ‘Foltorja’ kërkon të tregojë ‘muskujt’

Partia Demokratike nuk ka diskutuar për një emër konkret për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kështu tha në Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, ku nënvizoi po ashtu se kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, ka tagrin ligjor për negociatat, por kjo nuk është kompetencë personale, pasi do të jetë vendimmarrje e grupit.

‘Nuk kemi diskutuar për emra konkret për zgjedhjen e presidentit të ri. Nuk kam dijeni për takimin për zgjedhjen e presidentit të ri. Në rrugë zyrtare, Alibeaj ka tagrin ligjor për të vazhduar që të ndjekë negociata, por kjo nuk është një kompetencë personale e Alibeajt, por do jetë vendimmarrje e grupit. Unë nuk do të fokusohesha tek emër i veçantë, por do të gjykoja si shenjë pozitive nëse presidenti do të vinte nga e djathta, do të ishte një gjë e mirë. Figura e presidentit duhet të jetë me një integritet të lartë që t’i shërbej kushtetutës.’- tha Sula.

Duke u ndalur tek zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, deputeti Sula tha se edhe me largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, kriza nuk është zgjidhur. Sipas Sulës nuk ka një bashkim real mes demokratëve, ndërsa nënvizoi se më shumë është ndjerë një tregim ‘muskujsh’ nga ana e Foltores.

‘Situata në PD nuk është normale, por tashmë ka një qasje më ndryshe dhe një realitet më i qetë. Me dorëheqjen e Bashës nuk është se u zgjidh kriza. Ne nëse nuk do të kemi një bashkim real të PD-së nga baza, nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë një zëvendësim, ikjen e Bashës dhe rikthimin e Sali Berishës. Pas 6 marsit kemi pasur një revansh. Berisha deri më datë 6 mars ka qenë agresiv, pastaj Berisha është zbutur. Njerëzit afër Berishës, është për të ardhur keq, pasi po reflektohet në bazë. Ka një shqetësim në bazë, bëhet fjalë për bashkimin real. Nuk kemi luksin që të kemi asnjë demokrat jashtë bashkimit. Unë kam rezervat e mia për procesin. Deri tani nuk ka bashkim real të demokratëve. Ka vetëm një tregim muskujsh të Foltores. Nuk po ndodh bashkimi dhe artikulohet hajdeni, kandidoni. Po si mund të kandidosh pa pasur garanci statuore.’- u shpreh Sula.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja