Dasho Aliko fiton mandat në 
Këshillin Bashkiak në Gjirokastë

Dasho Aliko fiton mandat në <br />Këshillin Bashkiak në Gjirokastë
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Lazaratit Dashnor Aliko, tashmë do të jetë pjesë e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Partia Demorkatike ka arritur të fitojë 5162 vota për këshillat bashkiak. I pari në renditjen e listës së këshilltarëve të selisë blu është kryetari i PD-së për Gjirokastrën Roland Bejko, ndërsa Aliko është renditur i pesti në listën e demokratëve. PD ka fituar 8 mandate nga 31 që ka Bashkia e re e Gjirokastrës, ndërsa lista mbyllet me Ilia Kuron.

Gjatë diskutimeve për kandidatin që do të kishte PD për kryetar bashkie në Gjirokastër, Aliko rezultonte të ishte ndër më të votuarit. Në Lazarat rezultoi dhe numri më i lartë i votuesve për PD-në. Ku nga rreth 2200 votues vetëm 113 kanë votuar pro kandidaturës së Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të publikuara prej KQZ në favor të kandidatit të PD-së kanë votuar 1910 zgjedhës të Lazaratit.

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok