'Dasho mos duhet të plagosësh 3 socialistë se varet nga radhitja...!' Deputeti demokrat zbulon çfarë u kërkoi Berisha kandidatëve fitues të primareve

 

Në 'Studio Live' të Report Tv Dash Sula zbulon se çfarë u kërkoi Berisha kandidatëve fitues të primareve dhe batutat mes deputetëve demokratë


A e di çfarë ma kërkuan. Pasi mbaruan primaret na kërkuan 300 emra nga diaspora. Për 4 orë kam sjellë 610. Doni 6 mijë, jua sjell unë më jepni një javë kohë.
Në seancën e së hënës, 17 mars, I thashë zonjës së famshme Vokshi i thashë a ka ndonjë kriter tjetër. Nëse duhet për të plagosur ndonjë socialist.

Oerd Bylykbashi më tha: Dasho mos duhet më shumë se tre, se varet nga radhitja pastaj.  Ishim gati të përballonim çdo lloj sfide

A je mërzitur që të kanë shmangur me padrejtësi politikisht?
Kam një konflikt të madh në shtëpi. Babai e nëna s’duan të merren me politikë, bashkëshortja ka hallin e financave. Vajza me djalin dhe dhëndri që është i huaj janë pro. Të dielën shkova tek biznesi i familjes e bashkëshortja mu hodh në qafë. Shpëtuam thanë se nuk do na i marrësh paratë për fsushatë.

Parmbrëmë kam bërë gjumin më të qetë e mblodha mendjen përfundimisht e nisëm planifikim e bizesit përpara.  

Unë fle natën të mos shoh ëndrra kujt ti bëj keq. Unë nuk urrej as Berishën as Flamur Nokën, apo Albana Vokshin që e kanë rrethuar Berishën. Nuk i urrej, por i mëshiroj për shpirtin e vogël dhe shpirtin e zi që kanë. Për hir së vërtetës ndjej keqardhje për Berishën. Që dhe për shkak të moshës ka momente është i lodhur dhe këta ia bëjnë kokën me xhunga e i fryjnë në vesh aq shumë sa e trullosin.

Dhe në mbledhjen e kryesisë e kanë dizinformuar në raport me mua. Edhe pse unë kam dalë i pari me votat e Peqinit,Belshit e Gramshit e Cërrikut e kanë deformuar.

A është mërzitur që e kanë shmangur me padrejtësi politikisht?

"Kam një konflikt të madh në shtëpi. Babai e nëna s’duan të merren me politikë, bashkëshortja ka hallin e financave. Vajza me djalin dhe dhëndri që është i huaj janë pro. Të dielën shkova tek biznesi i familjes e bashkëshortja mu hodh në qafë. Shpëtuam thanë se nuk do na i marrësh paratë për fushatë.

Parmbrëmë kam bërë gjumin më të qetë e mblodha mendjen përfundimisht e nisëm planifikim e bizesit përpara.  


Lajmi kryesor:

E lanë jashtë listave, Sula në Report Tv: Demokratët humbën shansin të marrin mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol


S.G/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen

Arben Malaj: Berisha, si babai që e rrit fëmijën dhe në fund e vret! Ja përplasja ime në një darkë me të dhe të shoqen