Për disa, mosha është vetëm një numër, për të tjerët është sinonim i një marrëdhënieje toksike.
Hendeku i moshës në një marrëdhënie vazhdon të ndezë debate, një partner dukshëm më të ri ose më të vjetër shpeshherë është justifikuar me dashurinë por ndonjëherë dashuria nuk mund të mbajë në jetë gjithçka, qoftë edhe një lidhje.
Nëse do të duhet të këshillonim dikë për moshën ideale për partnerin/partneren, natyrisht do shpreheshim se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është personaliteti i dikujt, mënyra si sillet dhe si të bën të ndihesh, dhe jo mosha.
Por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, si burrat ashtu edhe gratë priren të preferojnë dikë të moshës së tyre, megjithatë ata janë të hapur për partnerë me një diferencë moshe deri në 10-15 vjet (si më shumë ashtu edhe më pak).
Dashuria mund të mos jetë në moshë, por një ndryshim i vogël në çift do të ishte ende i dobishëm për jetëgjatësinë e marrëdhënies, sipas një hulumtimi i ri.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë hendeku i diferencës në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël”, domethënë opsioni më ideal.
Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë.Kjo për shkak se afërsia në moshë të përball gati me të njëjtat dëshira, qëllime dhe koncepte për të ardhmen.
Imagjinoni një 25-vjecare e cila është në një marrëdhënie me një burrë 32-vjeçar, i cili ka përfunduar universitetin është në një punë dhe ka mbushur disa nga boshllëqet që 25-vjecarja ka në jetën e saj.
E pa u shkëputur nga kjo ide imagjinoni qëllimet e të dyve për të ardhmen, në kokën e vajzës mbizotëron ideja e karrierës, profesionit dhe punës ndërsa në mendjen e burrit 32-vjeçar ajo e familjes, fëmijës dhe të qenurit baba.
Pikërisht këto mendime të largëta, nxisin shkëndijat e para të debateve që përfundojnë në ndarje.
Për këto arsye ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind.
E po me demokracin na erdhen edhe gjera te "bukura". Pleqte me te reja dhe plakat me te rinj. Sot eshte nje mentalitet per nje diferenc mjaft te lart mbi 10 vjet. Per mua kjo eshte shum gabim,mund te duket mir ne vitet e rinise por me kalimin e viteve vjen dhe veshtiresohet. Pas viteve te 40 e lart ndodh nje rini e dyte,mirpo ketu fillojn problemet,se po qe hendek i madh njeri nga partneret nuk pershtatet. E zem burri mbi 55 vjec gruaja 40 ne kete mosh femra ka kulmin e rinis dhe se arrin dot ate qe kerkon femra. Kjo nuk eshte pun rastesh eshte jeta e perditshme. Dhe domosdo fillojn perplasjet qe arrijn deri ne divorce. Per mendimin tim differenca duhet te jet nga nje deri ne tre vjet.
PërgjigjuNuk esht problem mosha
Pse me demokracinë ka ardhur kjo gjë!! A je i informuar për vitet nën 1980? Se martoheshin pa u njohur fare njerëzit. Dhe tani me demokracinë kjo gjë është ulur ndjeshëm nëse flasim për Shqipërinë për arsye të ndryshme si liria dhe të drejtat e njerëzve respektohen më shumë dhe njerëzit janë më të zhvilluar seç kanë qenë më parë me çfarë ndodh dhe si është në botë. Sa për pjesën që flet në vazhdim, lajmi muk është vetëm për Shqipërinë dhe studimet nuk janë bërë në Shqipëri. Dhe lajmi është shtjelluar për të gjithë kombësitë. Këshill për ty kurr mos thuaj di por vazhdo e mëso, përpiqu të jeni më pak injorant me dijen që merrni në Shqipëri...