Ky është momenti tepër prekës kur një elefant i vogël lufton për të dalë nga një pellg në Afrikën e Jugut, por e ka të pamundur për shkak të thellësisë së kraterit.

U desh një përpjekje e pashoqe e prindërve të tij, që vogëlushi të mund t’ia dilte mbanë. 

Filmimi është realizuar në Kruger National Park dhe tregon se bashkëpunimi mes elefantëve merr trajta thuajse njerëzore.