Dasma e dytë e Klaudia
Pepa dhe Albi Nakos

Dasma e dytë e Klaudia<br />Pepa dhe Albi Nakos
Kjo e diel do të jetë emocionuese për të gjithë të afërmit dhe miqtë e tyre, pasi më në fund Albi Nako dhe Klaudia Pepa do të kenë ceremoninë e tyre private të martesës.

Çifti tani sapo është kthyer nga muaji i mjaltit në Amerikë dhe kanë vendosur që 28 korriku të jetë data ku do të festojnë me miqtë e tyre ditën më të lumtur të jetës.

Javë më parë në Tv Klan u transmetua live momenti i celebrimit të çiftit në “E diela shqiptare”.

klaudja pepa

Dasma do të bëhet tek Ashik Park mes shumë familjarëve dhe miqve.

Është një dasmë që si karakteristik do të ketë faktin që është vetëm me të rinj.

Fustani është dhuratë nga “Frida Xhoi &Xhei” , ndërsa të ftuar do të jenë rreth 200 veta”,- ka pohuar Klaudia, e cila e pyetur nëse mendon të bëhet nënë së shpejti ka thënë se kjo është diçka që i përket të ardhmes, ndërsa tani po shijon për të dytën herë magjinë e fustanit të bardhë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron