Dasma e princeshës Diana bëhet
muzikal. Regjia,Christopher Ashley 

Dasma e princeshës Diana bëhet<br />muzikal. Regjia,Christopher Ashley <br>
Princesha revolucionare e cila diti të fitonte zemrat e njerëzve, bëhet subjekt për vepra artistike bashkëkohore.

Martesa e princeshës Diana, monarkia dhe marrëdhënia e saj me mediat to të jenë temat kryesore të muzikalit të ri. Regjizori është Christopher Ashley dhe bashkë-autorë janë David Bryan dhe Joe Di Pietro. Te tre janë vlerësuar me çmimin “Tony”.

Historia fillon në vitin 1981, përpara se të realizohet dasma mbretërore. Kjo dasmë ka mbajtur të ngulitur përpara ekranit të vogël të televizorit me mijëra njerëz. Elementët e kësaj dasme kanë përbërë revolucion për mënyrën se si populli e shikonte monarkinë.

Ky muzikal do të shfaqet në teatrin La Jolla Playhouse të San Diegos, i cili konsiderohet si një “shkallare” për në Broadway. Shumë nga projektet që janë zhvilluar në atë skenë teatri janë transferuar ne Broadway.

Ky muzikal do të përfshijë këngë të njohura dhe me mprehtësi estetike të vitete ’80. Elementët skenikë janë befasues.

Dasma e princeshës Diana në muzikal, do të shfaqet në harkun kohor 2018 - 2019.

diana

Njëzet-vjeçarja Diana u bë Princesha e Wellsit, kur u martua me Princin e Wellsit më 29 korrik 1981, në Katedralen e Shën Palit.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi