Martesa rezulton 'minë me sahat' për koronavirusin në Kosovë, 24 dasmorë të infektuar, numri pritet të rritet

Në një kohë ku tubime, festa, grumbullime njerëzish, varrimet dhe dasma janë të ndaluara si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në veri të Kosovës, vetëm dy ditë pasi u konfirmuar rasti i parë me COVID-19, nuk kanë nguruar të zhvillojnë një dasmë.

Një dasmë që në fakt ka rezultuar një "minë me sahat", pasi prej saj deri tani kanë ndalë 24 raste pozitive, ndërsa pritet që numri të shtohet në ditët në vijim.

Analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje live për Report TV, tha  se kjo ka ndodhur në Zveçan të Kosovës, ku jeton komuniteti serb.

"Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës më 12 mars, më 14 mars aty është bërë një dasmë në pjesën ku jeton komuniteti serb në veri të Kosovës në Zveçan ku kanë marrë pjesë 300 dasmorë. Aty ka rezultuar se ishte një i infektuar pastaj ky infektim është përhapur dhe deri tani janë në këtë pjesë të Kosovës më shumë se 24 të infektuar dhe numri i tyre po shtohet dhe dita ditës dhe që të gjithë kanë pasur lidhje me dasmën. Të paktën 24 janë të identifikuar por numri mund të jetë shumë më i madh varet dhe nga analizat që do bëhen në ditët në vijim", tha Spahiu.

Në Kosovë janë të infektuar 145 persona, janë shëruar 23 të tjerë, ndërsa është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor: 07/04/2020 10:09

    Myslimant thojn se nuk kan frik nga virusi, e ka bru allahu. kurse un them se zoti nuk ekziston, nuk ma merr mendja se allahu do te lejonte qe njerzit te vdesin si pulat dhe te varrosen pa i dhan lamtumiren e fundit.

    Përgjigju
  • Iris: 07/04/2020 02:14

    Per te qare e per te qeshur.Ah mo njerez,dasmen mund ta benit dhe vetem si Bindi Irwin ne Australi,harroini zakonet dasmore per ca kohe.Do jeni me fat qe nuk do tiu hedhin ne gjyq,qe iu rrezikuat jetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja