Ministrja e Arsimit, Besa Shahini këtë fundjavë do ti japë fund beqarisë. Ajo do të martohet me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj. Dasma pritet të bëhet të djelën në një restorant në Tiranë, ku pjesmarrës do të jenë familjarët dhe rrethi i ngushtë i çiftit.
Ndërkohë këtë së fundmi e ka konfirmuar vetë Shahini e cila me anë të një postimi në Facebook, tregon se sapo ka bërë celebrimin sipas ligjit në Prishtinë. Në foto ka dalë së bashku me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Dardan Molliqaj.
Sa i përket përshkrimit të fotos ministrja është treguar pak e rezervuar duke shkruar vetëm datën e celebrimit të tyre shoqëruar me një zemër.
"❤ 03.04.2019, Prishtinë ", shkruan ministraj Shahini.