Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)

TIRANË- Partia Demokratike refuzon ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime për datën e zgjedhjeve të pranverës 2025. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi kreun e shtetit se është bërë pjesë e një procesi farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe kurrsesi një akt që diktohet nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Tashmë dyshja Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”

Ndryshe nga demokratët, aleatët e tyre nga Partia e Lirisë zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve. Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho, mbërritën të parët në ditën e dytë të konsultimeve të Presidentit, ndërsa thanë se i kërkuan Begajt të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

“Data e zgjedhjeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit”, tha Blushi. 

Enkelejd Alibeaj dhe përfaqësuesit e PSD kërkuan datën 4 maj si ditën kur shqiptarët të zgjedhin parlamentin e ardhëm, ndërsa Lulzim Basha, që edhe pse pa parti shkoi te Begaj si përfaqësues i një grupimi politik, atij të demokratëve euro-atlantikë tha nuk ka rëndësi data, por standardi i zgjedhjeve:

"Kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu, data është atribut i presidentit. Standardet dhe procesi janë shqetësimi ynë", tha Basha.

Një ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj. Pas tyre, Presidenti Begaj pret të hënën në zyrë Partinë Socialiste dhe KQZ. 

Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025.

Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e zgjedhjeve. Por, mbetet për t’u parë se cilën prej 4 të dielave do të dekretojë presidenti Begaj pas konsultimit me të gjitha partitë politike, mes tyre edhe dy partitë më të mëdha PS e PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Data e zgjedhjeve 2025/ Basha pas takimit me Begajn: Rëndësi ka standardi, duhet të dëgjojmë Kushtetuesen për listat

Kreu i grupimit ‘Demokratët Euroatlantikë’, Lulzim Basha nuk ka propozuar një datë konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2025. Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Basha tha se nuk ka rëndësi data, por standardi me të cilën zhvillohen zgjedhjet.

“Kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu, data është atribut i presidentit. Standardet dhe procesi janë shqetësimi ynë. Për ne ka rëndësi që qytetarëve t’iu jepet mundësia ti zgjedhin vetë deputetët dhe  jo tua parazgjedhin në dhomat korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës. Kam kërkuar nga presidenti që të bëhet gjithçka për të ushtruar preson ndaj atyre që duan dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marrin peng për veten e tyre në mënyrë që Kushtetuesja të jetë në gjendje të rivendosë lirinë e qytetarëve të zgjedhin deputetët përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Gjykata ka caktuar datën 26 nëntor të dëgjojë ankesat tona, seanca është shtyrë me kërkesën e palëve të tjera që bashkuan votat për të mbyllur listat, për datën 4 dhjetor. Po aq e rëndësishme është që vota e diasporës të bëhet efektive, ka një zgjidhje të kërkuar prej kohësh nga unë, votimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, për të reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe proceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit. Problemi kryesor i standardeve të zgjedhjeve shqiptare është politik, jo teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pahir në funksion të një qeverisje të korruptuar që paratë e taksave të larta të shqiptarëve i përdor për të blerë dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve”, tha Basha.

Ora 13:30
Konsultimet me Begajn për datën e zgjedhjeve 2025, PD: Refuzojmë të jemi pjesë! Proces farsë

1732192492_gazmentbardhi.JPG

Partia Demokratike e ka konfirmon se nuk do të jetë pjesë e konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjitshëm i PD Gazment Bardhi shkruan se data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama dhe Balla dhe konsultimet janë një proces farsë.

‘Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet’, tha ai.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Të hënën, ora 10:30, Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, janë ftuar zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës për t'u bërë pjesë e një procesi "konsultimesh" lidhur me datën e zgjedhjeve. Personalisht refuzoj të përfshihem në një proces farsë dhe që synon vetëm t'i jap legjitimitet një akti të diktuar në mënyrë antikushtetuese nga partia në pushtet.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe kurrësesi një akt që diktohet nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Tashmë dyshja Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.

Presidenti i Republikës ka patur të gjitha shanset që të vepronte si figurë unifikuese dhe të luante rolin kushtetues të Kreut të Shtetit. Ka qenë zgjedhja e Presidentit të Republikës që të bëhet palë politike dhe të mos mbajë asnjë qëndrim për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria.

Madje me heshtjen e tij shurdhuese, Presidenti i Republikës po nxit Trupin Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën që të përfshihen në organizimin dhe pjesëmarrjen në turin e takimeve politike/elektorale të Partisë Socialiste, ku Edi Rama kërkon votë për partinë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse është vënë zyrtarisht në dijeni, Presidenti i Republikës ende nuk ka marrë leje nga Edi Rama për të reaguar dhe për t'u distancuar publikisht nga ky veprim i paligjshëm i Trupit Diplomatik të dekretuar prej tij. Një President që sillet si palë politike meriton vetëm injorim dhe çdo takim me të është vetëm humbje kohe!

Ora 10:55
Zgjedhjet 2025, Blushi pas takimit me Begajn: Vetëm datën që ka caktuar Balla jo, pranojmë çdo datë tjetër

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.

Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.

'Data e zgjedhejeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku ne Erisa Xhixho shprehem shqetesimi për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish presidentit', tha ai. 

Teksa foli për protestat periodike që paralajmëroi Meta nga burgu para SPAK, ai tha se do të ketë një mbledhje lidhur me këtë, ku do të caktohet data se kur do të zhvillohet.

 ‘Kjo protestë do të zhvillohet ne sot do të mbledhim një forum për të caktuar datën. Protesta para kësaj strukture që është në një strukturë që është kthyer në një hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe ka izoluar me masë ekstreme Metën, me arrest shtëpie Berishën dhe po bënë përpjekje për të minuar një proces të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.  Ne do të caktojmë datën e nisjes së protestave para këtij institucioni të kthyer në një organizatë terroriste’, tha ai.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/11/2024 00:44

    c'rendesi ka cila date do te jete,sa kohe merrni pjese.Behet fjale per votime,jo per mbledhje frutash,ku data e pjekjes se tyre ka rendesi qe te mos i mbledhesh as te pabera,as te mbibera.

    Përgjigju
  • visi: 21/11/2024 14:21

    Kujt i plasi se ky homo nuk është dakord e kanë provuar bojkotin dhe kanë fituar NOC RROKUN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?