‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon

Një shqiponjë gjigande është krijuar me fara orizi që po mbillen në Zadrimë të Lezhës. Iniciativa e vëllezërve fermerë Altin dhe Anton Prenga, të cilët rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi, kishte për qëllim përcjelljen e mesazhit për kultivimin e tokave.  

Ndonëse një vit më parë, fermeri Altin Prenga ishte betuar që nuk do të mbillte më oriz për shkak të problemeve që pati me ujin, ai thotë nuk mund ta pranonte që këto toka kaq pjellore t’i linte pa punuar.

“Vjet ishim mërzitur sepse patëm probleme me uji, por profesor Filipi na tha duhet me e mbjell sërish dhe duhet të bëjmë edhe Shqiponjën për të dhënë një mesazh se është një marre me i lënë tokat pa mbjell. Për ne është ëndërr që tek parcelat tona të kemi një autoritet si profesor Filipi. Isha betuar që nuk do e mbjelli. Mesazhi është që në Shqipëri mundemi me pas edhe orizin made in Albania. Duhet me linccu sa më shumë iniciativa të tilla”, tregoi fermeri Altin Prenga.

Fusha e Zadrimës është një zonë mjaft atraktive për kultivimin e orizit dhe këtë shembull duhet ta ndjekin dhe fermer të tjetër thotë eksperti i bujqësisë Filip Haxhari.

“Jemi në fushat më pjellore, ato të Zadrimës. Edhe provoja e kultivimit të orizit është një zonë shumë e përshtatshme. Orizi duhet të mbjellët dhe mund të marrë rendiment të lart. Iniciativa e Altinit më frymëzoi dhe mua për me ardh. Shembulli i Altinit duhet ndjekur. Orizi është një kulturë që ka kërkesa specifike. Shpresoj që organet lokale ti mbështesin këta kultivues për me sistemu orizoret. Orizi është bimë që rritet në ujë”, tha Filip Haxhari, ekspert bujqësie. Para viteve 90 kultivimi i orizit zinte mbi 15 mijë hektarë tokë ku zonat tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, ndërsa 5 vite më parë kjo kulturë ka nisur të mbillet sërish në Zadrimë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 14/04/2024 15:21

    Filloj te kopjoje piktorin e Kryeministrise ky Prenga.Po lereni "artin" ne bujqesi e ekonomi o injorante se kete vend e ka mbuluar M..i!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?