Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, që drejton qeverinë islamiko-konservatore shihet si favoriti kryesor i zgjedhjeve presidenciale 10 dhe 24 gusht, analistët japin të sigurt një fitore të tij, e vetmja gje që nuk dihet është nëse ai do t’i fitojë ato që në raundin e parë apo jo. Më poshtë vijojnë datat kryesore të karrierës së tij.
ARSIMI
I lindur në një lagje modeste të Stambollit më 26 shkurt 1954, nga një familje shumë e varfër me origjinë nga Rize (verilindje), ai kryen studimet në një shkollë fetare dhe shet ëmbëlsira në rrugë për të paguar librat e shkollës.
I apasionuar pas futbollit, lojtar gjysmë profesionist në vitet 70, ai diplomohet në Universitetin e Shkencave Ekonomike të Marmaras në vitin 1981. Nga viti 1976, ai i bashkohet lëvizjes së Necmettin Erbakan, mentori i tij politik që 10 vite më vonë do të jetë kreu i parë i një qeverie islamike në Turqi.
FILLIMET NË POLITIKË
Grushti i shtetit ushtarak i 12 shtatorit 1980 e largon nga politika deri në vitin 1983 kur Erbakan krijon Partinë e Prosperitetit (Refah), ku Erdogani bëhet përgjegjës i partisë për Stambollin në vitin 1985.
I zgjedhur kryetar bashkie në Stamboll më 27 mars 1994, ai fiton një popullaritet të lartë falë menaxhimit efikas.
Pas rënies së Erbakan, i detyruar që të japë dorëheqjen nga ushtria në vitin 1997, Erdogani u dënua në vitin 1998 për nxitje ndaj urrejtjes raciale dhe fetare, u përjashtua nga jeta politike dhe u burgos për katër muaj në vitin 1999.
Drejtësia e akuzoi se gjatë një mitingu ka cituar, në dhjetor 1997, një poemë sipas së cilës thuhet, “Xhamitë janë kazermat tona, minaretë bajonetat tona, kupolat kaskot tona dhe besimtarët ushtarët tanë”.
DREJT PUSHTETIT
Në korrik 2001, Gjykata Kushtetuese e Autroizon të rikthehet në politikë. Ai krijon më 14 gusht 2001 Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).
AKP-ja arrin të fitojë zgjedhjet legjislative në nëntor 2002 por Erdogani, i shpallur dy muaj më parë nga Këshilli i Lartë Elektoral se nuk mund të kandidojë, ai nuk mund të bëhet kryeministër.
Ai i kërkon krahut të tij të djathtë, Abdullah Gul, të marri funksionet e kreut të qeverisë deri sa të organizojë zgjedhje legjislative të pjesshme në të cilat Erdogani mund të kandidaojë falë amendamenteve të miratuara në Parlamentin e dominuar nga AKP-ja. Ai bëhet kryeministër në 11 mars 2003.
NJËMBËDHJETË VITE PUSHTET
Me tre mandate të njëpasnjëshme, AKP-ja fiton zgjedhjet legjislative në vitin 2007 dhe 2011, kështu Erdogani i jep fund një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie politike.
Nën sundimin e tij, ekonomia turke njeh një periudhë të fortë rritjeje deri në vitin 2011. Ai aplikon një afrim të ri ndaj çështjes kurde dhe kryen reforma të rëndësishme, duke pasur si nxitës procesin e aderimit në Bashkimin Evropian ku ai arrin të fillojë në tetor 2005 bisedimet për aderim në BE. Mbi të gjitha ai vë nën kontroll ushtrinë turke, e cila ka kryer katër grushte shteti në vetëm një gjysmë shekulli.
Por opozita e akuzon për sjellje “autoritare” dhe “islamike” dhe e fajëson për korrupsionin në regjimin e tij. Erdogani e shtyp dhunshëm kontestimin e qershorit 2013.
Regullorja e AKP-së i limiton ne tre mandatet e tij, por Erdogani shpreson të vazhdojë karrierën si shef i shtetit. Më 1 korrik, AKP-ja e paraqet si kandidat për president./ATSH/
/Shqiptarja.com