Daut Gumeni rrëfen ‘Rrathët e Humbëtirës’: Shqiptarët raportin me lirinë e kanë të shtrembëruar

Romani më i ri i shkrimtarit Daut Gumeni është “Në rrathët e humbëtirës”. Në këtë libër autori ngre shqetësimin e tij përsa i përket raportit të shqiptarëve me lirinë dhe me të vërtetën. Sipas tij, ky raport vazhdon ndër shekuj, që të jetë i shtrembëruar për faktor të ndryshëm e veçanërisht për shkak të asaj që kemi trashëguar nga e shkuara jonë.

“Nuk mendoj se është një temë që mund të shtresojë, por është një nga ato tema që më kanë shqetësuar gjatë. Cilat janë cenet që ne nuk i pranojmë? Mua me analizën modeste më është dashur të pranojë, se ne kemi dy raporte shumë të shtrembëta me të vërtetën edhe me lirinë. Madje gënjeshtarëve u themi se janë të zgjuar, por kjo nuk është zgjuarsi”, rrëfen shkrimtari Daut Gumeni.

Ndërsa, sa i përket një tjetër rrethi, vorbullës siberiane, regjimit socialist që për 23 vite vet autori e vuajti nën lëkurë, duke u burgosur për ‘agjitacion edhe propagandë’, ai mendon se asokohe ne na u shtuan cenet.

“Vorbulla siberiane na i theksoi cenet, na i shtoi ato. Pasi një regjim që ka në bazë frikën, jo vetëm është jetëgjatë, por edhe shtrembëron karakteret. Për të shkuar drejt përmbytjes, këtij tranzicioni që ne jemi sot”, shpjegon autori.

“Nuk është më tranzicion kur kalon 30 vite, pasi tranzicion është kalim. Ne tani kjo na ka mbet si trashëgimi. Është një model i ri për të jetuar po atë lloj pushteti që ishte dikur. Ajo që më trishton më shumë, është se kjo nuk është vetëm te brezi im, por edhe tek brezi i ri, që ndonëse janë të rinj në moshë, janë të vjetër në mendësi. Kjo të pret krahët, kur mendoj ku do shkojnë pasuesit tuaj pastaj”, vijon më tej Gumeni.

Gumeni na rrëfen dhe se sa i lehtësuar është kur boton një vepër, në të cilën ka shkruar një shqetësim që kërkon ta ndajë me të tjerët.

“Varet se sa i shqetësuar jam për atë që kam shkruar. Unë lehtësohem kur botoj diçka me aq kopje sa mund të marrin miqtë e mi, pasi ende dhe vazhdon jehona e djeshme dhe për botimet”, përfundon shkrimtari

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë