Ata zotërojnë një vilë 31,5 milion dollarëshe në qendër të Londrës, ndërsa pushimet e verës preferojnë t’I kalojnë në Los Angeles, por sipas thashethemeve më të fundit, David dhe Victoria Beckham, vlera e të cilëve shkon në 210 milion dollarë, i kanë vënë syrin një ‘perandorie’ 5,4 milion dollarëshe në fshat.
Burime kanë thënë se çifti po shqyrton mundësinë e të blerit një vilë feudalësh të vitit 1640 në Gloucestershire. Sidoqoftë një zëdhënës i Beckham ka thënë për MailOnline se klientët e tij nuk e kanë parë apo të kenë shfaqur interest për këtë pronë.
Shtëpia Amberley është madhështore. Ka gjashtë dhoma gjumi dhe shtrihet në 9 hektarë tokë. Kjo shtëpi mendohet të shndërrohet në rezidencën kryesore të banimit për çiftin dhe fëmijët e tyre, Brooklyn, 16, Romeo, 13, Cruz, 10 dhe vajza Harper, 4 vjeç.
David dhe Victoria janë parë disa herë në fshat së fundmi dhe të gjithë kanë nisur të diskutojnë për arsyen e vizitës së tyre. Shtëpia është goxha e lakmuar, ka një pishinë gjigande, fushë tenisi dhe stallë kuajsh, është perfekte për familjen sportive. Ka gjithashtu një shtëpizë me dy dhoma gjumi dhe pishinë të mbyllur ku do të akomodohen familjarë ose miqtë e tyre që do t’i vizitojnë.
Sipas agjentit të shitjeve, shtëpia së fundmi i është nenshtruar një restaurimi intensiv duke u përshtatur më së miri me shekullin e 21-të, me një kuzhinë të dizajnuar nga Clive Christian, sistem ngrohjeje të avancuar dhe gjithçka që mund t’i nevojitet një familjeje moderne.
Vendimi për të blerë një shtëpi të re ka ardhur pas aludimeve se çifti po përpiqet të mbrojë martesën 16-vjeçare dhe ta shpëtojë nga një ndarje e mundshme, si pasojë e axhendave të ngjeshura dhe largësisë.
Victoria sidoqoftë ka këmbëngulur se gjërat mes saj dhe David shkojnë më së miri dhe se asnjëri prej tyre nuk ka nevojë të vërtetojë gjë. Në një intervistë për revistën Grazia një javë më parë, 41-vjeçarja hodhi poshtë të gjitha thashethemet e vazhdueshme që janë përfolur rreth çiftit.
Shfleto galerinë për foto brenda shtëpisë Shfleto galerinë për foto brenda shtëpisëRedaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
23/4
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
46.1%
-
Jo
48.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fundi i mandatit, momentet kryesore të presidencës së Biden! Gallup: 54% e të rriturve, e cilësojnë president nën mesatare
20 Janar, 14:37
-
'Importet e mishin arrijnë deri 2 mijë ton në muaj', eksperti i bujqësisë në Report Tv: 35% vjen nga Brazili! Duhet menjëherë subvencionimi i bazës ushqimore në vend
20 Janar, 14:30
-
Kallëzimet në SPAK, Dumani: Institucionet shtetërore lënë për të dëshiruar
20 Janar, 14:30
-
Ish-deputetja belge akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale
20 Janar, 14:25
-
'Unë u plagosa më 21 janar', gazetari Mahmutaj në Report Tv: Arjan Adhami në tarracën e kryeministrisë qëllonte me pistoletën e Ndrea Prendit
20 Janar, 14:17
-
Bleona Qereti shkëlqen në festën para inagurimit të presidentit Donald Trump
20 Janar, 14:17
-
'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje
20 Janar, 14:07
-
Dumani: Jemi institucioni më i besuar edhe për Europol! Hetimi për pronat e ushtrisë? Kreu i SPAK: Nuk komentoj deklaratat e Ramës
20 Janar, 14:01
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimit në themel të të pandehurve
20 Janar, 13:53
-
Inceneratori i Tiranës, Dumani: Po hetojmë zbatimin e kontratës, personat që përfituan dhe ata që bënë pastrim parash
20 Janar, 13:50
-
‘Ndikime negative në punë’ Jorgo Pulla paralajmëron: Kujdes shenjat e…/ Horoskopi javor 20-26 janar
20 Janar, 13:34
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32