TIRANË - I çuditshëm, simpatik në karakter dhe me një sens të theksuar humori shkrimtari francez, David Foenkinos viziton për herë të parë Shqipërinë. Një shkrimtar i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe i shqipëruar nga Edmond Tupja pati si motiv për këtë ardhje prezantimin e romanit të tij “Delikatesa”, si dhe promovimin e filmit me po të njëjtin titull. Në një intervistë për “A1 Report” ai shprehet i mrekulluar nga Tirana dhe nga njerëzit e këtushëm, sidomos nga vajzat.
"Është e vërtetë që jam marrë edhe më muzikë. I kam rënë një instrumenti, por e lashë me kaq, sepse mendoj se kjo është e mirë edhe për ju. Por mënyrën se si luaja në instrument e përdora edhe në të shkruar, sepse për vite të tëra u përpoqa të gjeja mënyrën e duhur për të shprehur veten, duke shkruar dhe e gjeta nga mënyra se si luaja në instrumentin muzikor", shpjegoi Foenikos.
Foenkinos nuk mund të mos rrinte pa folur edhe për librin e tij shumë të aksesueshëm edhe për lexuesin shqiptar. I pyetur për frymëzimin e të shkruarit për Natalinë, që vuan me delikatesë humbjen e burrit të saj dhe pastaj përjeton dashurinë e papritur për një "suedez" ai na rrëfen se si e ndërthur muzikalitetin me të shkruarin për të plotësuar në harmoni personalitetin e tij artistik.
"Këtu në Shqipëri po ia kaloj shumë mirë. Më kanë pritur shumë mirë. Më kanë shoqëruar shumë mirë. Jam shumë i kënaqur. E adhuroj Tiranën, Shqipërinë, vajzat që më bëjnë tre pyetje njëherësh. U befasova sot në mëngjes, sepse një gazetar më pyeti si ka mundësi që keni ardhur në këtë vend të vogël dhe unë u mërzita, që ma bëri këtë pyetje. Është normale, që unë të vij këtu dhe të njoh njerëzit dhe vendin dhe nuk ka asgjë të çuditshme në ardhjen time këtu", tha Foenkinos.
Lexuesit e apasionuar pas shkrimtarit ishin të pranishëm në këtë bisedë joformale me të, në të cilën një rol të rëndësishëm pati edhe profesor Tupja, që e ka sjellë “Foenkinon” në shqip.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com