David Nabarro i OBSH: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën

David Nabarro i OBSH: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën

Ndërsa Europa po pret me padurim vaksinën teksa po preket nga e ashtuquajtura ‘Vala e Dytë Covid’, një lajm jo optimist vjen nga OBSH-ja, sipas së cilës koronavirusi ka ardhur për të qëndruar mes nesh

Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u shpreh se "Ky virus nuk do të zhduket. Ai ka ardhur këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin”.

Sipas tij, edhe “kur të kemi në dispozicion vaksinën, nuk do të thotë se ka ardhur fundi i virusit vrastar. Do të kemi një mjet më tepër për ta luftuar por vetëm kaq. Në thelb, tani e tutje ne duhet të menaxhojmë jetën tonë në mënyrë që të parandalojmë që ky virus të na infektojë".

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar e ka konfirmuar veten si vendi evropian me numrin më të lartë të viktimave kurse Amerika e Jugut është kontinenti më i prekur nga Covid-19.

33.8% e mbi një milion viktimave të deritanishme (dhe 33.27% e rasteve totale) janë regjistruar në Amerikën Latine, ku ka pesë vende midis dhjetë më të infektuarve në botë- Brazili, Kolumbia, Peruja, Meksika dhe Argjentina. Në total në jugun e Amerikës ka 338.611 vdekje dhe 9.2 milion raste të konfirmuara.

Sakrificat e të rinjve evropianë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke përmendur rastin e mbylljes së lokaleve në Masiglia, tha se "Asnjëherë më parë nuk janë kërkuar kaq shumë sakrifica nga të rinjtë evropianë sesa në këtë periudhë të krizës shëndetësore, duke kërkuar gjithashtu një përgjegjësi e jashtëzakonshme për të ardhmen, për çështjet mjedisore, diplomatike dhe financiare".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës