De Biasi i vetëofrohet Anglisë:
Mundësi e artë, s’do ta refuzoja dot

De Biasi i vetëofrohet Anglisë:<br />Mundësi e artë, s’do ta refuzoja dot
Anglia është ende në kërkim të trajnerit dhe Sem Alardajs është favoriti për të pasuar Roi Hodgson. Por duke folur ekskluzivisht për tabloidin britanik The Sun trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi edhe njëherë është vetë ofruar për të drejtuar bankinën e Tre Luanëve.

De Biasi beson se është njeriu i duhur për të transformuar Anglinë. Nga Federata Angleze janë përmendur shumë emra por jo ai i De Biasit megjithatë tekniku italian insiston se është njeriu i duhur.

Duke folur për Sun Sport De Biasi thotë “Jam i nderuar që emir im lidhet me Kombëtaren Angleze. Lojtarët kanë talent dhe kanë nevojë që ti përshtatësh në mënyrën e duhur. Të punoja si trajner i Anglisë do ishte një mundësi e artë që s’do e refuzoja dot”deklaron De Biasi.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn