De Biasi kandidohet për Anglinë
ai pranon: Isha shumë pranë Italisë

De Biasi kandidohet për Anglinë<br />ai pranon: Isha shumë pranë Italisë
Pas dorëheqjes së trajnerit Roy Hodgson nga pankina e Anglisë tashmë ka nisur edhe gara se kush do ta zëvendësojë atë.

Në Angli flasin për ata që janë më favoritë por ka edhe një emër surprizë që përfshihet në këtë valle. Ai është trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi i cili vetëkandidohet për të marrë drejtimin e Anglisë. Për mediat italiane De Biasi ka deklaruar: ‘Nuk e di nëse ekziston një mundësi reale që unë të drejtoj Anglinë por unë uroj që të jetë kështu’,  ka pranuar trajneri Italian.
 
Megjithëse para pak ditësh edhe përpara Kryeministrit Rama ai përsëriti dëshirën për të qëndruar tek Shqipëria. 60-vjeçari sqaron: 'Në kontratën time me FSHF-në ka një klauzolë që më lë të lirë kur të dua por në këtë moment të lësh Shqipërinë është shumë e vështirë pas asaj që bënë në Europian', saktëson De Biasi.

Ai e mbyll duke treguar edhe një prapaskenë interesante se sa afër pankinës së Italsië ka qënë: ‘Kam qënë shumë pranë pankinës së Italisë dhe normalisht që do më pëlqente të isha unë trajneri i të kaltërve dhe jo Ventura. Ndoshta do të ndodhë në të ardhmen pasi tashmë kam edhe eksperiencën e duhur’, përfundon De Biasi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen