De Biasi për La Repubblica: Ja 
si reagoi Cana për uljen në stol

De Biasi për La Repubblica: Ja <br />si reagoi Cana për uljen në stol
Pas fitores ndaj Rumanisë në "Stade de Lyon", Gianni De Biasi ka folur në një intervistë për prestigjiozen italiane, “La Repubblica”. Si fillim, trajneri shpjegon në lidhje me këndimin e himnit shqiptar.

"Është shumë i bukur, më tërheq, – thotë De Biasi duke shpjeguar, –  Fjalët janë pak të vështira, di domëthënien, por për t'i shqiptuar e kam pak të komplikuar, për fat gjatë ekzekutimit ndihmoj veten me ekranin e karaokes që është në stadium. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë kudo shkojmë, një pasion i jashtëzakonshëm", thotë De Biasi.

Ai flet edhe për vendimin për të ulur në stol ndaj Rumanisë kapitenin kuqezi, Lorik Cana dhe sesi e ka pritur këtë vendim ky i fundit. 

"Ishte një vendim i vështirë, Canës ja thashë vetëm pak orë para ndeshjeve. Gjithsesi duhet ti heqim kapelen, u vu mënjëherë në dispozicion të shokëve, i karikoi dhe i mbështeti, pati një sjellje prej burri të madh dhe prej kapiteni të madh. Por në kompleks ishte gjë e bukur të shikonim këta djem me dëshirën për të mahnitur Europën, dhe ja dolëm. Jemi rritur, jemi ata që do të doja të ishim, dhe jemi gati për të ecur përpara”.

De Biasi siguron se në 1/8 Shqipëria mund t'ju hapë punë shumë skuadrave, ndërsa rrëfen se skuadra do të stërvitet me shpresë se do të arrijë kualifikimin, duke bërë tifo dhe për Italinë që mund të na bëjë një dhuratë të bukur duke mposhtur Republikën e Irlandës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë