Faqja e lajmeve sportive të Mediaset, i ka kushtuar një shkrim të veçantë trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili konsiderohet arkitekti i kësaj arritjeje.
Shkrimi i Sport Mediaset:
Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016 është një festë kombëtare: këtë e dimë. Shqipëria e kësaj “mrekullie” të topit është pak edhe një festë italiane, duke parë se në drejtim të kombëtares së mrekullive është Gianni De Biasi, trajneri më pak i njohur i vendit fqinj që punon jashtë Italisë, por duke parë se kategoria “Made in Italy” është pak në rënie (Lippi, Ancelotti, Capello, Zaçheroni, Trapatoni, të gjithë “big”ët janë… pushim për momentin), shtypi “axurr” ka dashur të festojë dhe të ngushëllohet me një “Normal One”: De Biasi.
Një trajner që vjen nga larg, nga një jetë të kaluar në drejtim të skuadrave gjysmë të vogla: Pro Vasto, Carpi (dhjetë vite më parë), Cosenza, Spal, Modena, Brescia, Levante, me një eksperiencë shumë pozitive në drejtim të Torinos dhe një zhgënjim i madh tek Udinese deri te transferimi në Shqipëri, në 2011. Ka bërë një punë aq të mirë sa ka merituar edhe nënshtetësinë sepse ka mundur Portugalinë e Ronaldos në një ndeshje kualifikuese dhe Francën në miqësore.
Ka qenë arkitekti i kësaj aventure historike të futbollit shqiptar, që do të marrë pjesë në një Europian, për herën e parë në historinë e vet. Dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të mund të ndodhë në Francë mbas tetë muajsh. Ndjesia e triumfit është e gjitha për popullin kuqezi.
De Biasi është 59 vjeç, ka qenë një futbollist i mirë, në rolin e mesfushorit, e ka mbyllur karrierën e tij si lojtar në 1990 në shinat e netëve magjike, dhe prej 25 bën një punë që i pëlqen: trajnerin. Ka fituar një kampionat në C2, një në C1, dy Kupa të Italisë në Lega Pro dhe në Serinë C, një Superkupë në C1 dhe stolin e argjendtë në 2001. Por arritja e realizuar me Shqipërinë vlen një stol të artë. Edhe më shumë.
/Shqiptarja.com