Në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes me Slloveninë trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Xhani De Biazi ka reaguar kundër kritikave që i janë adresuar kombëtares pas humbjes me Islandën.
Ata që kanë kritikuar ekipin kombëtar për lojën që zhvilloi përballë islandezëve, De Biazi i ka cilësuar si njerëz që nuk e njohin realitetin në kombëtare. Italiani shprehet se nuk ka në ekip Mesin, Xavin, apo Iniestën, por një grup të rinjsh që premtojnë për të ardhmen.
"Shumë njerëz pas fitores me Qipron i rrëmbeu entuziazmi, por pas humbjes me Islandën vërshuan me një lum kritikash për lojën. Por unë dua t;ju them që me Qipron luajtëm më keq se me Islandën, por fituam. Kurrë sesi nuk e meritonim atë humbje me Islandën, pasi zhvilluam një lojë të mirë, duke pasur parasysh edhe kushtet në të cilat luajtëm, por ja që ky është futbolli" shprehet italiani.
Tre pikët përballë ballkanase janë një detyrim për kuqezinjtë nëse ëndërrojnë akoma Botërorin e Brazilit. Por problemet nuk kanë të mbaruar për Shqipërinë, pasi me Slloveninë, tekniku italian është i detyruar që të ndryshojë skemë, pasi Meha është i dëmtuar dhe Bogdani nuk është në formë, por kjo nuk justifikon asnjë rezultat tjetër përvec fitores. Pjesë e ndryshimeve pritet që të jetë edhe Dallku me Ujaknin që mund të ulen në stol.
Sipas "axurrit" terreni në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" nuk është një alibi, prandaj duhen që përballë Sllovenisë të dilet me tre pikë nga fusha.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com