Teksa pritet që në muajt e ardhshëm numri i azilkërkuesve shqiptarë që do të riatdhesohen do të rritet, ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere ka deklaruar këtë të mërkurë se do të udhëtojë në Shqipëri për të parë se si trajtohen të deportuarit nga Gjermania, raporton AFP.
“Unë pres që në javët e ardhshme, numri i deportimeve do të rritet ndjeshëm”, ka thënë de Maiziere. Deri më tani autoritet gjermane kanë dëbuar rreth 11 mijë persona, ndërkohë që 27 mijë të tjerë, sipas de Maiziere, janë larguar vullnetarisht nga Gjermania me ndihmë financiare.
Po këtë muaj Berlini shpalli, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi si vende të sigurta origjine.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
.
/Shqiptarja.com