TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar këtë të premte një takim me homologun gjerman Thomas de Maziere. Pas takimit të mbajtur në ambjentet e Gardës së Republikës, Tahiri u shpreh gjatë një konference për shtyp se krimi i organizuar, emigracioni dhe azilëkërkuesit, ishin 3 çështjet kyçe mbi të cilat u diskutua.
“Policia gjermane do të sjellë ekspertizë që ne të arrijmë rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Tahiri. E njëjta gjë u konfirmuar edhe nga ministri De Maiziere i cil tha se, “Gjermania pas disa javësh do dërgojë në Tiranë një ekspert për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Konferenca Tahiri- de Maziere

Ndërsa sa i përket çështjes së azilkërkuesëve, Tahiri deklaroi se falë masave të marra nga të dyja palët, numri i tyre po reduktohet, ndërsa po rritet numri i atyre që po riatdhesohen në Shqipëri.
“Sipas të dhënave tona nga kufiri shqiptar, numri i azilkërkuesëve po reduktohet. Janë vetëm 0.6% më shumë kërkesa krahasuar me periudhën e një viti më pare”, u shpreh ministri i Brendshëm shqiptar teksa shtoi se pjesa më e madhe e azilkërkuesëve janë shqiptarë rezidentë në Greqi.

I të njëjtit mendim ishte edhe ministri gjerman De Mazierë i cili konfirmoi se numri i azilkërkuesëve gjatë muajve të fundit është reduktuar paksa. De Maziere deklaroi se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye që të kërkojnë azil në Gjermani, pasi Shqipëria është një vend demokratik dhe i sigurt.

“Ky është shqetësim sepse nuk ka asnjë arsye pse të vijnë njerës nga Shqipëria. Është vend i origjinës së sigurt. Nuk ka arsye pse të vijnë në Gjermani, nëse nuk ka përndjekje politike,” tha de Mazier.
Sipas ministrit gjerman shqiptarët mund të kërkojnë punësim në Gjermani vetëm duke ndjekur rrugët ligjore dhe jo duke kërkuar azil.
/Shqiptarja.com