Debate të ashpra në seancën e Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, ku pritej nisja e procesit gjyqësor në Apelin e Krimeve të Rënda.
Që në nisje të procesit, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shanja kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se avokati është në një tjetër proces administrativ në gjykatën e Shkodrës me xhaxhain dhe babain e gjyqtares Boksi.
Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur kriminel.
Kjo kërkesë u refuzua nga trupa gjykuese, çka solli që avokati te braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi.
Avokati theksoi se gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela.
Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin e të vëllain e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë.
Në përfundim gjykata vendosi t'i caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 28 Tetor ora 11. Emiliano Shullazi dhe të pandehurit e tjerë u dënuan në shkallë të parë me 55 vite burg për një sërë veprash penale në kuadër të grupit të sktrukturuar kriminal.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë, nga klientë të thjeshtë tek njerëz të njohur, droga shpërndahej në zonën e ish- Parkut dhe në lokale nate në Tiranë
10 Dhjetor, 12:01
-
Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë me vlerë 270 mijë €! E shiste në zonën e Shullazit, në pranga edhe shoku i tij! 6 muaj në përgjim (VIDEO)
9 Dhjetor, 10:46
-
Do ekstradohen nga Gjermania/ Fabio Ballabani kërcënoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, 25 vjeçari plagosi një person tek Rrethrrotullimi i Plepave (EMRAT)
28 Gusht, 20:19
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
14 Gusht, 12:24
-
Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimet e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve
28 Qershor, 10:26
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj, 11:55
-
Megaoperacioni i SPAK, burg për 5 anëtarët e tjerë të grupeve kriminale: Nga Emiljano Shullazi te Gjergj Cukali! Në seancë SPAK u përfaqësua nga Altin Dumani
20 Maj, 11:16
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj, 10:22
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Megaoperacioni i SPAK/ Goditen 7 grupe kriminale! 50 urdhërarreste, 14 të ekzekutuara në Shqipëri, 6 jashtë! Sekuestrohen 4.5 mln prona, mes tyre gati 3 mln euro cash
18 Maj, 09:46
-
Gjyqtarja që u kërcënua nga Shullazi dhe rihapi dosjen e masakrës së Gërdecit vlerësohet nga ambasada amerikane! Saida Dollani: Ligji i barabartë për të gjithë
28 Mars, 11:08
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
Shtet i mbaruare nuk denone dot nje kriminele
PërgjigjuAkoma vazhdon Arben Vrioni gjyqtar? Kryetari i KCK eshte Arbeni. Lum drejtesia qe e ka. Sic duket kpk fle gjume. Eshte me fat Arbeni.
PërgjigjuEva Bica , arben vrioni eshte gjyqetar i nderuar,pse ste dha ty dicka te paligjshme nuk eshte i keq.