Debat i fortë mes Anaidit dhe Marselinit të “BB6”

Debat i fortë mes Anaidit dhe Marselinit të “BB6”
Jetesa në një ambient të përbashkët me shumë banorë shpeshherë i përball personat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri me debate.

I tillë ka qenë rasti i Marselinit me Anaidin të cilët kanë filluar të debatojnë me njëri-tjetrin.

Por duket se debati i tyre përveç toneve të larta ka degraduar në fjalë ofenduese, sidomos nga ana e Marselinit.



Në debatin që ka zgjatur disa minuta janë përfshirë dhe banorë të tjerë si Joana, Elena dhe Vigani.

Marselini e ka ekzagjeruar duke përdorur një epitet që e ka bërë Anaidin të nxehet më shumë dhe i ka thënë atij se nëse do të ishin jashtë ai do të përdorte një formë tjetër për ta zgjidhur këtë problem.

Gjithashtu Anaidi ka shprehur se ai ka një familje që e ndjek jashtë, prandaj nuk do të sillet në mënyrë harbute.



Por si duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje Marselinit, i cili ka pohuar me vendosmëri se ai do ta përsëriste prapë atë që tha, pasi është mendimi i vërtetë që ka për të.

Ndërkohë banorët e tjerë kanë qenë së bashku në një ambient tjetër të shtëpisë duke organizuar lojra të ndryshme.

(b.t/shqiptarja.com)

46/2
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore

Igli Tare sulmon ashpër Armand Dukën, për bashkëpunimin me Serbinë dhe lejimin pa kriter të lojtarëve të huaj në Superiore