Debat i nxehtë në Kuvendin e Kosovës

Debat i nxehtë në Kuvendin e Kosovës
Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës dje kishte debat të nxehtë deri në orët e vona mes opozitës LDK, Vetëvendosje, AAK-së si dhe pozitës që udhëhiqet nga PDK-ja e Hashim Thaçit dhe AKR-së së Behgjet Pacollit. Çështja e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale me fusnotë ka nxitur debat të nxehtë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare edhe një herë kanë theksuar se marrëveshja i dëmton interesat e Kosovës, ndërsa kanë kërkuar që kjo çështje të diskutohet në Kuvend, sepse përbën problem të madh për vendin. Arsim Bajrami nga PDK arsyetoi pranimin e fusnotës dhe mënyrën e përfaqësimit rajonal të vendit e quajti zgjidhje e përkohshme. "Pavarësia e vendit është proces i pakthyeshëm"., tha Bajrami në fund të sqarimit të tij dhe shtoi se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel Kosova mori ofertën për fillimin e studimit të fizibilitetit. Një ofertë e tillë sipas tij iu bëhet vetëm shteteve të pavarura dhe sovrane. /rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare