Në parlament çështja e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni vijon të jetë temë debati. Në Komisionin e Kulturës, kryetarja e saj Ina Zhupa tha se në seancën plenare socialistët tentuan të mbronin Hysenin dhe të mos lejonin të zhvillohej debat parlamentar për të.
"Normalitet këtu nuk ka. Unë respektoj faktin që është një kërkesë e Bashkimit Europian ky ligj, por këtu po digjen themelet e shtetit. Këtu është djegur çdo rregullore, këtu është djegur Kushtetuta. Kur gjithë krerët më të rëndësishëm të institucioneve vihen në shërbim të krimit, çfarë ka këtu gjë tjetër për rendin dhe sigurinë?", tha Ina Zhupa.
Në kundërpërgjigje deputeti socialist Erion Malaj ritheksoi se qëndrimi i shumicës parlamentare nuk ndryshon dhe se përgjegjësia penale është vetëm individuale.
"Ne me drejtësinë nuk kemi asnjë punë. Ajo është në punën e saj dhe kushdo që do të provohet i fajshëm duhet të përgjigjet personalisht për gjithçka ka bërë. Një person me ligj prezumohet i pafajshëm deri në momentin që provohet i fajshëm. Dhe ju lutem, mos e përdorni dhunën sepse vetëm i hidhni benzinë zjarrit”, tha Malaj.
-
e paska kap leksionin e shefit detuteti. ia paska fik radaret shefit
Përgjigju











Komente
Komento