Me debate ka nisur edhe seanca e sotme në Komisionin e Ligjeve. Deputetët demokratë, njësoj si në çdo seancë përgjatë 3 muajve të fundit edhe sot, nuk kanë lejuar përfaqësuesit e ministrisë së Shëndetësisë të flasin. Ka spikatur deputeti demokrat, Klevis Balliu, që s’ka lejuar përfaqësuesen e ministrisë të flasë për dhunën në familje.
I pari që mori fjalën në Komision ishte demokrati Enkelejd Alibeaj, që ka akuzuar kryetarin e Komisionit, Ulsi Manja se bashkë me qeverinë janë bashkëpunëtorë në vrasje.
Socialisti Ulsi Manja iu ka kthyer përgjigje deputetëve demokratë duke iu thënë se për vrasje akuzohen demokratët.
Debatet në Komision:
Manja: Po thyeni kodin e etikës
Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.
Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.
Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.
Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.
Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.
Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.
Ulsi: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet
Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti.
Alibeaj: Mos u bëni vegla të krimit të Ramës. Jeni bashkëpunëtor në vrasje, e vini flisni për moral. Jeni duke vjedhur, bandë hajdutësh.
Manja: Kush është pro kush është kundër, rrëzohet kërkesa e opozitës në Komision. Vazhdojmë me rendin e ditës.
Balliu: Më jep fjalën për procedurë
Balliu: Rri urtë, se gjysma juaj aty nuk merr dot vizë.
Mu do më tregosh ti? Vetë e ke ndërru emrin?
Manja: Shko aty ku ke Komisionin, konfirmo pjesëmarrjen. Zonja Adriana Jaku.
Balliu: Më jep fjalën për procedurë.
Manja: Zonja Etleva Sheshi, shefe sektori.
Balliu: Ku i shpikët këto rregulla? S’keni turp, s’keni cipë... je i pafytyrë
Manja: Nuk bëhesh më trim se bërtet.
Ballu: Më jep fjalën. Po pate hall me opozitën, ankohu aty ke portali, 3 minuta e ka. Kryetari juaj, ekspert i dhunës
(Flet përfaqësuesja e ministrisë, ndërhyn Balliu)
Manja: Se kuptoj pse bëni zhurmë. Zoti Fino, kur të vijë pika e tretë për Teatrin flisni. Shko në studio, shko...!
Balliu: Shkon e vritet Gardisti në mes të vendit, ju na tregoni 3 minutat.
Seanca është ndërprerë pas tensioneve.
Me rinisjen e seancës, demokrati Alibeaj ka thënë se Kryeministri Edi Rama ofendon qytetarët. Alibeaj iu ka bërë thirrje deputetëve socialistë të mbrojnë nderin e tyre.
Debati i plotë:
Alibeaj: A merrni ndonjë dorë eurosh apo jo, u lënë ndonjë koncesion apo jo, a merrni ndonjë para droge a jo. Ky është ai njeriu që thotë ju bëfsha nënën dhe ju bëfsha robt, turp e faqe e zezë, mbroni nderin tuaj personi dhe mos u bëni pjesë e atij bastardi
Manja: Interpretim i denjë për teatrin e ri, interpretim politik i shkëlqyer, aktor më të mirë nuk ka për të patur teatri.
Ndërhyn Vokshi
Manja: Albana ia keni marrë dorën me ashtu regjistrimet, turpin secili ta mbajë për veten
Vokshi: Po ta mbajë ai i pari, ai ta mbajë.
-
Krrici Fagriut dhe Alibeja dy atoporlante te prishura te opozites . Manja ja ka marr diren dhe i ben zbor . Turp kur nuk respektoni kuvendin .
Përgjigju -
Hej ta lumsha djali o babait trim i Ballinjve..kot nuk kane pu uar keto ko*!!! E mia qe te ka nxjerre babka te mencmin e budallenjve
Përgjigju -
Sa gjynah per ket vend te mrekullushem ne dor te kujt esht zoti e rujt Shqiperine nga kto kriminela nga e majta ne te djatht....
Përgjigju -
I shkoje jeta duke bo procedure ktij idioti.amon mer zot kur u bo edhe ky deputet
Përgjigju -
Ju doni bombardua te gjith P,D PS .LSI MENYRA SE SI FLISNI NUK PERFAQSON POPULLIN POR NJE GRUP INJORANTESH PA DY KLAS SHKOLLE
Përgjigju -
Gjithe koqeballinjte dhe karalibellinjte...ne sulm frontal.
Përgjigju -
PD është e njejt me partin e Milloshqviqit në kohen kur luftonin për ta rrëzuar kushtetuten në parlamentin e Kosovës gjat viteve te 90-a
Përgjigju











Komente
Komento