Debate te 'Edukimi', Koçi: Këtu nuk është komision ku transferohen krizat nga jashtë, ka një rend dite! Boçi: Ç’punë ke ti?

Komisioni i Edukimit u shoqërua me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës, teksa në seancë dëgjimore ishte e ftuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi për të folur mbi masat e marra për vitin akademik 2021-2022.  Debati kryesor u përqendrua mes deputetëve Ina Zhupa, Luçiano Boçi, ministres Kushi dhe nënkryetarit të Komisionit Petro Koçi, i cili u ndje i provokuar nga opozita, për të cilën tha se po transferon kriza nga jashtë.

Debati në Komisionin e Edukimit

EVIS KUSHI: Sa i takon vonesës që ju thatë për procesin e vaksinimit të studentëve. Procesi i vaksinimit të studentëve nuk ka filluar atëherë kur ne shpallëm javën e vaksinimit masiv, vaksinimin ka filluar që në verë. Java e vaksinimit masiv u konsiderua e tille sepse stafet u vendosën në ambientet e auditorëve për ta bërë më të lehtë procesin, të rinjtë kanë filluar qysh herët më vaksinimin.  Në të gjithë mënyrën se si e shtruat pyetjen, zonja Zhupa mua mu duk sikur ishit kundër procesit të vaksinimit të studentëve dhe ju më thoni pse nuk ia keni kërkuar më herët Komitetit Teknik vaksinimin e studentëve, po ju a ia keni kërkuar si opozitë? Cili është qëndrimi juaj? Nuk ju dëgjova kurrë që të ndërgjegjësoni studentët për tu vaksinuar.

Tani ju kur të merrni fjalën flisni. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë nga opozita që të kërkojë vaksinimin masiv të studentëve. Tani kalojmë tek pyetja e katërt, mësimi online në ligj. Renditjen e pyetjeve e shikoj unë.  Përqindjen e vaksinimit ja u jap unë me tabelë, pse kur të doni ju? Ju gjatë pyetjeve thatë pse nuk na e keni sjellë më parë raportimin për përqindjen e vaksinimit. Ju kishit rektorët e universiteteve, a i ftuat dhe këtë mund t’ia kishit kërkuar dhe rektorëve.

LUÇIANO BOÇI: Zonja Kushi je para komisionit, ti nuk po respekton komisionin. Fjalët që përdor nuk janë të denja. Unë dhe anëtarët e komisionit jemi parlamentar. Vazhdo jepni përgjigje dhe në radhë siç ja u bëri pyetjet.

EVIS KUSHI: Ju gjithmonë dilni nga tema në seancat dëgjimore, ju nuk bëni pyetje ju gjysmë ore flisni për mendimet tuaja dhe pastaj nisni.

Unë po i përgjigjem pyetjeve, do t’i them siç duhet përgjigjet jo siç preferoni ju. E kuptoj shumë mirë që nuk jeni të informuar për çështje siç është akreditimi. E kuptoj që reagoni kështu sepse është e rëndë. Kushdo që të ishte kështu do të reagonte.

PETRO KOÇI: Ne nuk formulojmë pyetjet tuaja as ju nuk mund të formuloni përgjigjet tona. Edhe një herë zoti Boçi mos ndërhyni, mos e prishni rregullin e mbledhjes. Zonja Zhupa edhe një herë tani, këtu nuk është komision ku transferohen krizat nga jashtë, këtu ka një rend dite.

LUÇIANO BOÇI: Ç’punë ke me krizat ti?

PETRO KOÇI: A ka mundësi ta qepësh gojën apo jo? Mos fol pa rregull këtu, se ju po na provokoni shumë, ke tre orë që provokon, që kur erdhe duke provokuar . Edhe një herë nuk ka patur pyetje konkrete për përqindjet e vaksinimit, ka patur një kërkesë të përgjithshme lidhur me masat e marra për arsimin e lartë. Ju kur arrini më provokoni dhe mua imagjino në çfarë niveli e keni arritur provokimin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime